RUSI 2018

Neuer: Pavarësisht kritikave të shumta, Gjermania nuk duhet ta bëjë këtë

Manuel Neuer nuk beson se Gjermania duhet ta ndryshojë formacionin e ndeshjes së parë të Botërorit, si përgjigje ndaj humbjes 1-0 me Meksikën, të dielën. Goli i Lozanos e dënoi Gjermaninë me humbjen e parë hapëse në Kupën e Botës që nga viti 1982, duke rritur presionin ndaj kampionëve të botës në fuqi, që do të ndeshen edhe me Suedinë dhe Korenë e Jugut në grup.

Dy kampionët e fundit botërorë, Italia dhe Spanja, kanë dalë nga Kampionati Botëror pasues në fazat e grupeve. Ky lloj makthi qëndron edhe mbi skuadrën e Joachim Low, që do të sfidojë Suedinë të shtunën dhe mund të shenjëojë një fund të parakohshëm në turneun e Rusisë.

Megjithatë, Neuer është i bindur se skuadra do t’i përgjigjet pozitivisht disfatës kundër Meksikës dhe, pavarësisht thellësisë së Gjermanisë, mendon se ndryshimet në formacion nuk janë të domosdoshme:

“Unë nuk mendoj se duhet të ndryshojmë një, ose dy lojtarë, për të sjellë të reja. Nuk po mendojmë për ndryshimet në skuadër, sepse cilësia është te të gjithë. Për disa nga lojtarët tanë, ky është Botërori i parë, por ka edhe të tjerë me shumë eksperiencë. Gjithkush është i dëshpëruar për të luajtur. Ne nuk kemi frikë t’ia japim opinionet tona njëri-tjetrit, brenda skuadrës”.

Më shumë nga RUSI 2018