RUSI 2018

Neuer: Më vjen shumë keq që ai nuk do të jetë në Botëror

Manuel Neuer është gati të rikthehet protagonist dhe të mbrojë portën e Gjermanisë në Kupën e Botës 2018, duke lënë pas shpine një dëmtim të rëndë që e ka lënë jashtë Bayern Munich gjatë gjithë sezonit. “Jam mirë dhe kam gjetur besimin. Jam i bindur se do të paraqitem mirë në Rusi. Kam besim, jam shumë i motivuar dhe duhet të bëj shumë mirë punën time, sepse një portier nuk mund të tremb një ekip,” – tha portieri për “La Gazzetta dello Sport”.

Nga një numër 1, te një tjetër, Buffon: “Kam postuar një fotografi timen me fanellën e Buffon në rrjetet sociale në momentin që ai u tërhoq nga futbolli sepse kam respekt maksimal për të dhe karrierën e tij. Më vjen shumë keq që nuk do të jetë në Kupën e Botës.”

Duke u kthyer te Gjermania, ai tha: “Ka kohë që të gjithë duan të fitojnë kundër nesh, edhe kur nuk kemi qenë kampionë. Kemi më shumë përvojë se katër vite më parë, por të njëjtën uri dhe dëshirë për fitore.”

Në fund, kapiteni largon polemikat në lidhje me fotografinë e Gündogan dhe Özil në krah të presidentit turk Erdogan: “Mendoj se tifozët nuk kanë reaguar mirë që vërshëllyen Gundogan në ndeshjet kundër Arabisë dhe Austrisë. Kjo situatë nuk shqetëson vetëm atë, por të gjithë ekipin tonë. Ne jemi futbollistë dhe duhet të mendojmë vetëm për futbollin, rëndësia e Kupës së Botës duhet të jetë i vetmi mendim në kokën tonë dhe jo polemika nga fusha të tjera të jetës.”

Më shumë nga RUSI 2018