Europa League

“New York Times” i kushton reportazh ndeshjes Partizani Beogradit – Skënderbeu

“New York Times” i kushton reportazh ndeshjes Partizani Beogradit – Skënderbeu

“New York Times” i ka kushtuar një reportazh të gjatë ndeshjes së javës së kaluar, Partizan Beogradit-Skënderbeu, e vlefshme për grupet e Europa League. Një gazetar i gazetës prestigjoze amerikane ka shoqëruar në stadium një vëzhgues të FARE, organizatës ndërkombëtare kundër diskriminimit në futboll, që bashkëpunon ngushtë me UEFA-n.

Vëzhguesi i FARE dhe gazetari i “New York times” janë hequr si turistë të thjeshtë dhe e kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna e tifozëve. Vëzhguesi i FARE ka qenë i pajisur me një aparat fotografik special, që i mundësonte atij të bënte foto nga çdo kënd i stadiumit.

Në shkrimin e gazetës amerikane, theksohet fakti se shpalosja e flamurit grafik me figurën e Princ Llazarit është cilësuar si provokative, por kjo nuk mjaftonte nëse nuk do të shoqërohej me një reagim të dytë.

“Është provokative, por nëse nuk përforcohet me një mesazh tjetër, atëherë nuk mjafton”, tha për shfaqjen e flamurit, Pavel Klymenko, koordinator i programit të vëzhguesve të FARE. “Ne mund të raportojmë se çfarë mendojmë, por në terma strikte juridike, ne duhet të dëshmojmë se cili ishte qëllimi, cili ishte motivi, si u prekën viktimat”-citohet nga reportazhi i “New York Times”.

Një tjetër moment provokativ i tifozëve serbë janë dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, që sipas delegatit të FARE këto kanë qenë brenda limiteve.

“Partizani ultras thirri shprehjen “Kosova është Serbi!” Në mënyrë të përsëritur, në një moment duke angazhuar të gjithë stadiumin me thirrje dhe përgjigje të interpretimit të këngës. Por kjo, gjithashtu, u konsiderua brenda kufijve të pranueshmërisë”-theksohet në reportazhin e gazetarit amerikan.

Në fund të artikullit citohet edhe mesazhi që delegati i FARE i ka shkuar UEFA-s, ku thekson faktin se në stadium nuk pati asgjë për tu raportuar.

“Pas largimit nga stadiumi ai dërgoi një mesazh me tekst për delegacionin e UEFA-s që ai e kishte shkruar atë pasdite. “I dashur delegat, nuk pati incidente për të raportuar,” shkroi vëzhguesi. “Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”-mbyllet reportazhi i “New York Times”

Më shumë nga Europa League