Futboll

Neymar apo Griezmann, Mbappé vihet në vështirësi nga gazetarët

Neymar apo Griezmann, Mbappé vihet në vështirësi nga gazetarët

I keni parasysh ata lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës, të cilët pyeten se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, kur njërin e kanë si shok skuadre në klub, kurse tjetrin në kombëtare?

Thuajse në të njëjtën vështirësi e ka gjetur veten së fundmi edhe talenti i PSG-së, Kylian Mbappé, teksa po përgatitet për ndeshjen e radhës me kombëtaren e Francës.

Pyetja për të ka qenë për dy shokët e tij, Neymar (në Paris) dhe Antoine Griezmann (me përfaqësuesen e “Gjelave”). 18-vjeçari ka vuajtur për t’u përgjigjur, por ka gjetur fjalitë më të mira të mundshme për t’ua “hedhur” gazetarëve.

“Mund të luaj me të dy, sepse janë lojtarë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Neymar është më krijues, kurse Griezmann më efikas para porte. Pra, ata janë dy lojtarë të ndryshëm dhe çdo ditë mund të mësoj prej tyre”, – ka thënë Mbappé.

Shumë e drejtë, apo jo? Kush e mësoi të përgjigjet kaq bukur?

Më shumë nga Futboll