La Liga

Neymar, CR7, Messi? Jo, më i paguari është një ish-juventin…

Merkato europiane e futbollit është tronditur nga transferimi i Neymar nga Barcelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. Një transferim rekord që do të rishkruajë parametrat e merkatos ndërkombëtare, por mbi të gjitha kalimi në Paris do të derdhë në xhepat e Neymar një rrogë marramendëse (30 milionë euro në vit, plus bonuse). A do të mjaftojë kjo për të bërë më të paguarin në botë? Shkojmë ta zbulojmë…

 

6

E pabesueshme, por e vërtetë. Cristiano Ronaldo mban vendin e gjashtë. Ylli portugez fiton 23.6 milionë euro në sezon, është futbollisti më i paguar i Real Madrid, por nuk është më i paguari në La Liga.

 

5

Përpara Cristiano Ronaldo-s, një talent që ka preferuar paratë e Kinës para cilësisë së futbollit europian. Oscar është larguar nga Chelsea për t’u transferuar te Shanghai SIPG, skuadra që drejtohet nga Andre Villas Boas. Për brazilianin një kontratë përrallore prej 25 milionë eurosh në sezon.

 

4

Ashtu si Oscar, edhe Lionel Messi ka një rrogë prej 25 milionë eurosh në sezon. Pavarësisht se dy vitet e fundit CR7 ka fituar me shumë se ai, për sa i takon trofeve, renditja e më të paguarve e pozicionin yllin argjentinas para rivalit portugez.

 

3

Në vendin e fundit të podiumit është Ezequiel Lavezzi, i cili, ashtu si Oscar, ka preferuar një rrogë të çmendur para futbollit europian. Ish-sulmuesi i Napoli-t dhe PSG ka shkuar te skuadra e Hebei Fortune që e paguan 26.5 milionë euro në vit.

 

2

Neymar? Është “vetëm” i dyti. Pavarësisht transferimit prej 222 milionë eurosh, braziliani duhet të “kënaqet” me rrogën e dytë më të lartë në botën e futbollit. Për ish-yllin e Barcelona-s, 30 milionë euro në vit për të luajtur në Paris deri në 2022-in.

 

 

1

Në vendin e parë të podiumit është një ish-juventin. Është Carlos Tevez futbollisti më i paguar në botë. Shanghai Shenua ka vendosur ta mbulojë në ar “Apache” me një rrogë prej 38 milionë eurosh në sezon.

Më shumë nga La Liga