Ligue 1

Neymar dhe Top 10 e lojtarëve më të zhvlerësuar të sezonit

Dhjetë lojtarë, në më pak se një vit, kanë parë të bjerë në mënyrë drastike vlerën e tyre në merkaton. Kjo është zbuluar nga raporti i publikuar nga CIES (Qendra ndërkombëtare e futbollit), që kanë bërë një renditje të bazuar në llogaritjen statistike të algoritmit që kryqëzon të gjitha të dhënat që janë në dispozicion. Rezultate dhe rendimenti kanë qenë përcaktues për krijimin e kësaj liste që kryesohet nga dy emra të rëndësishëm.

I pari është Ousmane Dembele i Barcelona-s. I transferuar në Spanjë nga Borussia Dortmund, mund të thuhet se ka qenë një dështim deri tani për katalanasit. Dy dëmtime muskulore e kanë mbajtur larg fushave deri në shkurt duke ulur ndjeshëm vlerën e tij (nga 138 në 80 milionë euro). Në vendin e dytë është Neymar, lojtari më i kushtueshëm i të gjitha kohërave (nga 247 milionë euro në 209.4). Një rënie kjo që ka ardhur edhe nga niveli i kampionatit francez dhe nga eliminimi nga Champions League i francezëve. Podiumi mbyllet nga Victor Wanyamai Tottenham, një nga mesfushorët më të vlerësuar të Premier League.

Top 10 e lojtarëve të zhvlerësuar
1 – Ousmane Dembele (Barcelona) nga 138 në 80 milionë (-57,3)
2 – Neymar Jr. (Paris Saint-Germain) nga 247.4 në 209.4 (-38)
3 – Victor Wanyama (Tottenham) nga 69.8 në 34.6 (-35,2)
4 – Toby Alderweireld (Tottenham) nga 69.8 në 46.2 (-23,6)
5 – Nathaniel Clyne (Liverpool) nga 43.8 në 21.2 (-22,6)
6 – Nathan Redmond (Southampton) nga 66.8 në 44.5 (-22,3)
7 – Thomas Lemar (AS Monaco) nga 92.5 në 70.5 (-22)
8 – Andrea Belotti (Torino) nga 82 në 60.6 (-21,4)
9 – Mateo Kovacic (Real Madrid) nga 56.4 në 35.7 (-20,7)
10 – Adam Lallana (Liverpool) nga 39.9 ë 19.4 (-20,5)

Më shumë nga Ligue 1