Connect with us

Futboll

“Neymar është më i mirë se Messi”, e thotë një argjentinas…

Ish-përgatitësi atletik i Argjentinës edhe një herë tjetër ka kritikuar ashpër yllin e Barcelona-s. Lionel Messi nuk është një lider i vërtetë, ylli i Brazili-t, Neymar është një lojtar më i kompletuar se 29-vjeçari, sipas Carlos Dibos. Argjentina po përballet me një betejë të ashpër për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2018, pas disfatës së tyre 2-0 ndaj Bolivisë në “La Paz” e shohin veten në vendin e pestë në pjesën e Amerikës së Jugut, me katër ndeshje të mbetura kualifikuese.

Messi nuk ishte në fushë në humbjen e fundit, pasi ai u godit me një ndëshkim nga FIFA për ofendimet në drejtim të një zyrtari dhe, nëse kërkesa kundër pezullimit të tij nuk është e suksesshëme, ylli i Barcelona-s nuk do të kthehet deri në kualifikuesen e fundit kundër Ekuadorit në tetor. Dibos ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Messit për të frymëzuar ekipin si Maradona bëri në kohën e tij dhe tha se kapiteni nuk mund të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë: “Unë nuk mendoj se është e gabuar për një lojtar që të ketë një dialog me trajnerin për ti thënë se kë preferon, ose do të zgjedh që të ketë në krah të tij, por që lojtari duhet të ketë personalitet, guxim, trimëri, për të qenë gjendje të mbajë hallet e ekipit mbi shpatulla… ky ishte Diego Armando Maradona”, shtoi Dibos.

Ky lojtar duhet ta dijë se fanella që përfaqëson ka një peshë të madh për argjentinasit dhe se ne të gjithë duam më të mirën. Diego e ka përfaqësuar denjësisht atë ndërsa për mua, Leo nuk e ka bërë. Kjo nuk do të thotë se ai është i keq. Për mua, ai është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë, por ai nuk është më i miri. Sot, Neymar është më i mirë”, tha Dibos, i cili ka punuar si përgatitës atletik me kombëtaren argjentinase mes viteve 2006 dhe 2008.

 

Më shumë nga Futboll