Futboll

Neymar është penduar për kalimin në Paris, ç’do të ndodhë në verë?

Neymar është penduar për kalimin në Paris, ç’do të ndodhë në verë?

Në fundjavën që lamë pas, Neymar befasoi duke u bërë një vizitë ish-shokëve të tij të skuadrës te Barcelona, e cila nuk paskësh qenë pa arsye. Sipas asaj që pretendon se ka zbuluar emisioni “La Porteria” në televizionin katalanas “Beteve”, brazilianin ka nisur ta marrë malli për gjithçka që ka lënë pas në “Camp Nou”.

25-vjeçari në verë u bë transferimi më i shtrenjtë në histori (222 milionë euro) duke veshur fanellën e PSG-së, aty ku gjërat deri tani nuk i kanë ecur mirë. Golat dhe asistet nuk kanë munguar, por atmosfera e mirë po. Sulmuesi duket se është penduar që ka braktisur katalanasit dhe që po luan në kryeqytetin e Francës.

Así eran nuestros dias, yo contando las noticias 🤣😂 @leomessi @luissuarez9 me alegro verlos hermanos

A post shared by Nj 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on

Në emisionin në fjalë është thënë se Neymar nuk ndihet rehat me mënyrat e stërvitjes së trajnerit Unai Emery. Atij nuk i pëlqen të studiojë sjelljet e kundërshtarëve dhe të marrë këshilla për lojën në aspektin taktik. Për më tepër, vendimi i klubit për t’i ndarë penalltitë me radhë me uruguaianin Edinson Cavani ka qenë një tjetër lajm negativ për të.

Javët e para të sezonit nuk kanë qenë idealet për lojtarin, i cili pritet të trashëgojë fronin e më të mirit në botë. Dashuria brenda familjes së Barcelonës i mungon. Në Paris gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta, sepse pa trofe atje do të quhet dështak. Me pak fjalë, pse të mos e hamendësojmë largimin e tij të shpejtë?

Më shumë nga Futboll