Argetim

Neymar gati për “The Voice”

Ylli PSG-së Neymar ka shfaqur talentin e tij në këngë pasi ka sfiduar Vinicius Junior të Real Madrid-it. Neymar ka postuar dy video të vetes duke kënduar Atrasadinha të Felipe Araujo.

Postimet e sulmuesit brazilian ka ngjallur shumë reagime qesharake, e ndryshe nga Vinicius Jr që e fshiu postimin Neymar vazhdon ta mbajë.

Neymar ka shkruar: “Sfidë për Vinicius Junior, kam provuar të të kopjoj.”

Sulmuesi duket se po e shijon imitimin në të dy videot e postuar, madje në videon e dytë ka ftuar edhe shokun e ekipit, Marquinho t’i bashkohet këngës.

 

Më shumë nga Argetim