• Neymar: “Griezmann, Jesus dhe Dybala, sulmuesit e gjeneratës së re”

    Publikuar: 20 Apr 9:13

    Neymar, talenti i Barcelona, në mikrofonin e “Esporte Interativo, ka nominuar tre futbollistë, duke i evidentuar ata si sulmuesit më të fortë të gjenratës së re të futbollit kontemporan. Në vlerësimin e tij, Neymar nuk është limituar të vlerësojë rivalin në La Liga, shokun e tij të ekipit te përfaqësuesja e Brazilit dhe po ashtu “fajtorin” prej të cilit u eliminua nga Champions League.

    Imazh i ngjashëm

    “Futbollistë të gjeneratës së re? Më pëlqen shumë Griezmann. Por edhe Jesus. Më zbavit shumë me mënyrën e tij të lojës. Kam patur mundësinë të zbres në fushë bashkë me atë në ekipin përfaqësues të Brazilit. Ka një potencial të madh. Madje, nuk ka zhgënjyer as në debutimin e tij si me përfaqësuesen, ashtu edhe me Manchester City, pas transferimit në Europë. Më pas është edhe Dybala. Nëse e lë vetëm, pëson gol prej tij”, deklaroi Neymar.

    Rezultate imazhesh për neymar jesus

    Lexo postimet e tjera