La Liga

Neymar i jep urdhër babait për ta transferuar te Real në verë

Neymar u ka thënë miqve të tij se ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain dhe i ka thënë babait që të nisë punën për ta transferuar te Real Madrid verën e ardhshme. Kalimi i brazilianit te PSG ka qenë më i shtrenjti në historinë e merkaton dhe një nga më befasuesit. Por duket se ish-ylli i Barcelona-s nuk është i lumtur në kryeqytetin francez. Madje, sipas mediave, ai duket se i ka kërkuar ish-shokëve të skuadrës të Barçës nëse do ta merrnin mbrapsht pas një udhëtimi në Katalonjë.

Shkuarja e tij në Brazil gjatë kësaj jave ka qenë gjithashtu misterioze. Ky udhëtim ka ndezur zërat për një largim të tijin të mundshëm nga PSG dhe, tani, në emisioni televiziv spanjoll “El Chiringuito” është thënë se aventura e tij në Paris mund të mbyllet shumë shpejt. sipas shtypit, Neymar kërkon të shkojë te Real Madrid verën e ardhshme dhe ia ka bërë të ditur këtë miqve të tij, familjarëve dhe babait.

I ati është menaxheri i tij dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në operacionin që dërgoi sulmuesin nga Barcelona te PSG për shifrën rekord 222 milionë euro. Neymar duket se do të ishte i gatshëm të kthehej te Barcelona, por klubi katalanas nuk ka ndërmend të negociojë me PSG dhe nuk i frikësohet idesë së një Real Madrid-i me Neymar në ekip, për sa kohë Messi do të jetë në “Camp Nou”.

Ndërkohë, kapiteni i Real Madrid i ka mirëpritur zërat që flasin për një kalim të Neymar te “Los Blancos”, ndërsa presidenti Florentino Perez ka dhënë një mesazh të qartë javën e kaluar: “Të gjithë e dinë se unë doja ta merrja atë”, ka thënë Perez. “Nëse do të luante me Real, do ta kishte më të lehtë ta fitonte Topin e Artë. Real është klubi që i jep lojtarëve të mëdhenj atë për të cilën kanë nevojë”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga