Ligue 1

Neymar: Ju tregoj çfarë ndodhi mes meje dhe Cavani-t

Rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në këmbë po vazhdon mirë dhe Neymar duket se do të jetë gati për Kupënn e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Gjithsesi, në një intervistë të dhënë për “O Globo”, braziliani ka bërë një kthim në të kaluarën dhe ka folur për atë që ka ndodhur 18 shtatorin e kaluar në “Parkun e Princave”, gjatë ndeshjes Paris Saint-Germain-Lyon. Ajo sfidë është mbyllur 2-0 për vendasit, por kjo ndeshje mbahet mend për debatin e zhvilluar në fushë mes ish-yllit të Barcelona-s dhe Edinson Cavani-t, të cilët janë përplasur për ekzekutimin e një penalltie.

Ylli brazilian ka kthyer mbrapa khën dhe ka dhënë versionin e tij në lidhje me atë që ka ndodhur: “Ka pasur shumë tension, njëfarë fërkimi, por kemi zgjidhur gjithçka shumë shpejt. tri ditë më pas jemi ulur dhe kemi folur. Jemi dy lojtarë të mëdhenj, por jemi edhe njerëz dhe gjëra të caktuara duhet t’i zgjidhim mes nesh, pa përfshirë të tjerët. Të tjerëve u pëlqejnë të zmadhojnë gjithçka dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ brenda ekipit”, ka thënë Neymar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Ligue 1