Gossip

Neymar ka plot 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)

Gjithkush e di se Neymar ka një pasion të madh për tatuazhet, por pak e dinë se çfarë kuptimi ka secili prej tyre. Ylli i Barcelonës është zhveshur për një televizion brazilian dhe foli për secilin nga tatuazhet që mbulojnë lëkurën e tij. Pothuajse të gjithë e njohim përkushtimin e tij për familjen. Momentet kyçe në jetën e tij janë të një rëndësie të madhe, ndaj janë përjetësuar në trup, në formë “tattoo”. “Globoesporte” ka qenë e porositur për të nxjerrë në dritë “sekretet” e tatuazheve në trupin e Neymar. Janë plot të tilla, ndërsa thotë se nuk ka më tatuazhe të tjera të fshehura.

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)1. Tatuazhi i fundit. Neymar, nën gjunjë, thekson besimet e tij fetare. “Zoti më bekoftë” në njërën këmbë, dhe “kjo më mbron mua”, në tjetrën.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)2. “Guxim dhe gëzim”. Kjo ka qenë gjithmonë motoja e Neymar. Secila fjalë është “tattoo” në dy këmbët e yllit brazilian. “Ky është tatuazhi që flet më shumë për mua”, – ka thënë lojtari i Barcelonës.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)3. “Djali im ka edhe një tatuazh. Unë e bëra atë pas lindjes.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)4. “Kjo është një lutje që e bëj gjithmonë para lojrave. Ajo mbart brenda saj dashurinë dhe konsideratën e babait tim.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)5. “Gjithçka ndodh”. “Kjo fjali thotë shumë për mua. Unë duhet të gëzoj çdo cast, sa më mirë të mundem.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)6. “Jeta është një shaka”. “Unë bie fuqimisht dakord me këtë tatuazh. Nuk mund të merret aq seriozisht çdo gjë në këtë jetë. Ju duhet të gëzoni çdo çast.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)7. “Eshtë pjesë e tregimit tim”, statusi i tatuazhit pranë grushtit, në parakrah. “Unë e kam këtë tatuazh njësoj si tre miq të mitë. Ne kemi të njëjtin dizajn, por secili ka një frazë të ndryshme.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)8. Dy duart duke u lutur dhe një logo në fund, në të cilën lexohet “Fe”. “Aty janë dy duar dhe po luten për një bekim. Ky tatuazh ka të bëjë me besimin që kam në gjërat e kësaj jete.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)9. “Është një kurorë mbretëreshe. Unë e kam atë për kur të martohem.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)10. Ai ka fjalën “Love” të gdhendur në dorën e tij të majtë. “Unë e dua me të vërtetë këtë tatuazh. Eshtë dedikim për nënën dhe babain tim.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)11. A janë anëtarët e familjes. Babai i Neymar, nëna Nadine, ai dhe motra Rafaella. “Kjo është familja ime. Ne jemi katër. Ne kemi shumë histori së bashku, ndaj e kam bërë këtë tatuazh në qafë.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)12. Fytyra e motrës. “Kjo është një fotografi, që ajo e kishte hedhur në rrjetet sociale. Ajo nuk e dinte se do të bëhej tatuazh.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)13. “Kurrë mos i jepni fund dashurisë”. Ky tatuazh është e vendosur në anën e djathtë të “hip”-it. “Këtë nuk mund ta them. Është një sekret.” Në fakt, bëhet fjalë për një tatuazh, që e ka bërë kur ishte në lidhje me aktoren Bruna Marquezine.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)14. Një kurorë në dorën e djathtë. Fillimisht kishte “tattoo” simbolin e paqes. Me kalimin e kohës, ai u bë një unazë. “Unë nuk kam asnjë tatuazh të preferuar. Të gjithë kanë kuptimin e tyre.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)15. “Rafaella ‘. Ky është tatuazhi i parë, apo i dytë, që ka bërë. Në të parin ishin emrat e nënës dhe motrës së tij, Nadine dhe Rafaella. “Gjithçka filloi këtu,” – thotë ai.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)16. “Bekuar”. Ky është një nga tatuazhet, që shpreh besimin fetar të Neymar dhe familjes. “Unë u rrita praktikisht në kishë. Familja ime është e gjitha e krishterë, evangjeliste. Besoj shumë në Zot.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)17. “Korintasve 9; 24-27”. “Çdo sportist, që është trajnuar përmes vështirësish, e ka shpagim të marrë një kurorë ari. Ne duam të marrin një kurorë, që do të zgjasë përgjithmonë. Ndaj kam shkruar edhe vargjet: “Ata vrapojnë të gjithë.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)18. “Family”. “Ky është një haraç për nënën dhe motrën time.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)19. “Efesianëve 6; 11”. “Janë fraza biblike. Unë lexoj çdo ditë.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)20. “Zoti është besnik”. Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, Neymar bëri këtë tatuazh.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)21. “Qëndro i fortë”. Kjo frazë është tatuazh mbi shpatullat e tij, në të majtë. Ideja është për të kapërcyer të gjitha pengesat.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)22. “Sorella”. Në italisht do të thotë “motër”. Motra e tij, Rafaella, ka të njëjtin dizajn, por fjala e saj është “vëlla” (fratello, në italisht). “Të gjithë tatuazhjet e familjes janë një gjë, veç e veç.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)23. “Ne jemi vëllezër”. Neymar bën tatuazh, sipas vullnetit të Perëndisë. Fraza është për të përjetësuar miqësinë që ai ka me motrën Rafaella dhe shokun, Joclécio Amancio. “Kjo është një frazë, që e kemi të tre. Unë e kam në anën e majtë, shoku në të djathtë dhe motra ime, në anë.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)24. “Shhh …”. Neymarit i është dashur të përballet me shumë probleme. Për t’i kujtuar ato, ai bëri tatuazhin “Shhh” (heshtje), në dorën e majtë.

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)25. “Një top dhe një fëmijë”. “Në fakt jam unë. Artisti i “tattoo” tha se ishte i frymëzuar nga topi, mënyra si i kam festuar golat e mi, dhe ma bëri në trup.”

 

Neymar ka 26 tatuazhe, zbuloni kuptimet e gjithsecilit (fotot)26. Tatuazhi i fundit. Bërë më 7 dhjetor, në “viç”-in e tij të majtë. Një djalë me kapele duke ëndërruar poshtë shtëpisë fitimin e Ligës së Kampionëve. Spanjolli Miguel Bohigues, që e bëri këtë tatuazh, shpjegoi: “Neymar kujton origjinën e tij, vendin nga vjen dhe dëshirat për futbollin gjatë viteve.”

 

 

Më shumë nga Gossip