Champions League

Neymar “kërcënon” Realin: “E mposhtim dhe bëjmë historinë!”

Me blerjen e Neymar, Dani Alves dhe Mbappé, skuadra e Paris Saint-Germain, këtë verë preferoi të dërgojë një mesazh të qartë të gjithë Europës: objektivi është fitimi i Champions League. Parisienët kanë kaluar bindshëm fazën e grupeve të kompeticionit më të madh europian në futboll, por në çerekfinale do të ndeshen kundër kampionëve në fuqi, Real Madrid.

Në prag të dy sfidave që do të diskutohet në muajt shkurt dhe mars, futbollisti i klasit të jashtëzakonshëm që po udhëheq ekipin francez, Neymar, vendosi të dërgojë një mesazh në adresë të klubit “Los Blancos”. “E dimë që do të jetë një përballje e komplikuar. Do të ndeshemi kundër një skuadre që luan bashkë prej vitesh dhe që synon të fitojë sërish, por mund ta mposhtim, mund të bëjmë historinë. Jemi këtu për këtë qëllim, për të luajtur futboll dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, deklaroi Neymar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League