Connect with us

Kampionatet në Europë

Neymar, nga “parajsa” në “ferr” për gjashtë javë…

Nga parajsa në ferr. Kjo është trajektorja e yllit brazilian të Barcelonës, nga përmbysja më e madhe historike në Champions

Nga “parajsa” në “ferr”. Kjo është trajektorja e yllit brazilian të Barcelonës, nga përmbysja më e madhe historike në Champions deri tek eliminimi i mbrëmshyëm në “Camp Nou”, përballë Juventusit. Neymar, kur dukej se po i rriste dukshëm kuotat e veta në këtë edicion, teksa kishte nisur t’i lakohej emri edhe për “Topin e Artë”, është rrëzuar, i ka thënë lamtumirë një tjetër edicioni në Champions.

Neymar duke qarë
Dhe të mendosh se nuk do të jetë as në “El Clasicco” e së dielës, në “Santiago Bernabeu”, pasi është pezulluar në La Liga me tri ndeshje… Imazhi i Neymar, teksa largohej i përlotur nga fusha, i eliminuar përballë Juventusit, ka bërë xhiron e botë. Tejet i lënduar e dëshpëruar, sulmuesi brazilian e ka përjetuar këtë eliminim si “thikë në trup”, duke e ditur se koha e tij, ndër më të mirat në karrierë, mori një goditje të rëndë. Ai ka humbur një tjetër mundësi për të qenë kampion i Europës. Neymar me shokë shpresonin te një përmbysje ndaj Juventusit, pas disavantazhit 2-0 në Torino, por rezultati nuk kishte të bënte me natën e tij të paharrueshme kundër PSG.

Dëbimi i tij në Málaga
Koha e tij ishte më shumë se e ëmbël, edhe pse loja ishte e humbur në “Riazor”, pas PSG-së. Shënonte dhe jepte asiste, duke pritur për me padurim përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Juves. Derisa erdhi ndeshja në Malaga. Ndërhyrja e tij ndaj Diego Llorente dhe duartrokitja që i bëri arbitrit të katërt i dha një pezullim prej tri ndeshjesh. Ai ka humbur tashmë sfidën kundër Real Sociedadit, si dhe nuk do të jetë këtë të dielë, në “El Classico”, ku Barcelona luan fatin e sezonit në La Liga.

Ndeshja e tij e madhe kundër PSG
Përveç mungesës në “Bernabeu”, Neymar nuk mund të luajë edhe të mërkurën e ardhshme, kundër Osasuna. Kësisoji, ai do të qëndrojë 10 ditë pa shkelur në një fushë futbolli, në ndeshje zyrtare. Braziliani pritet të rikthehet të shtunën e 29 prill, në derbin kundër Espanyol. Një pushim i shkurtër në momentin më vendimtar të La Liga, pas “KO” europian. Ditë të këqija për Neymar, i cili erdhi nga “parajsa” dhe e sheh veten në “ferr” në vetëm gjashtë javë. Paraqitja mbresëlënëse në përmbysjen historike ndaj PSG-së mbetet kujtimi i vetëm dhe i fundit i bukur për të, të cilit i janë mbivendosur njëri pas tjetrit pezullimi, djersitja, lotët, eliminimet…

Më shumë nga Kampionatet në Europë