Ligue 1

Neymar ngre lart Mbappe dhe Buffon, i premton publikisht besnikëri PSG-së

Neymar ka hedhur poshtë zërat për një largim nga PSG, duke ripohuar angazhimin e tij ndaj kampionëve francezë. Real Madridi, duke kërkuar një zëvendësues për nënshkrimin e ri të Juventusit, Cristiano Ronaldo, kanë qenë i lidhur fort me Neymarin, megjithëse kampionët europianë e përjashtuan një qasje për 26-vjeçarin.

Neymar thotë se nuk ka plane për t’i lënë kampionët e Ligue 1, pas Kupës së Botës në Rusi, ku Brazili humbi ndaj Belgjikës në çerekfinale. “Unë do të qëndroj, kam një kontratë me PSG dhe kam zgjedhur të jem atje për sfidën, për gjëra të reja dhe për qëllime më të larta, – tha Neymar për “Fox Sports”. – Nuk do ta ndryshoj mendjen për këtë. Unë shpresoj se mund të kemi një sezon të suksesshëm, me argjend të ri. Shtypi krijon thashetheme, por të gjithë e dinë se sa shumë më intereson PSG”.

Mesfushori i PSG, Kylian Mbappe, i cili u emërua lojtari më i mirë i ri, ndërsa e ndihmoi Francën të fitojë Kupën e Botës, është lidhur gjithashtu me Real Madridin. Neymar, megjithatë, po shijon mundësinë për t’u ribashkuar me 19-vjeçarin nën drejtimin e trajnerit të ri të PSG, Thomas Tuchel.

“Ai është një fenomen, një lojtar i madh, e dinim se për njëfarë kohe do të shpërthente. Unë jam me të në baza të përditshme dhe e di sa cilësi ka, jam shumë i lumtur për të për Kupën e Botës, për titullin, – shtoi Neymar. – Unë besoj se ai mund të luftojë për të qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme. Do të jetë mirë ta takoj përsëri. Kemi folur çdo ditë, madje edhe gjatë Kupës së Botës”.

Neymar, gjithashtu, foli rreth legjendës italiane, Gianluigi Buffon, i cili është bashkuar PSG nga kampionët e Seria A, Juventus: “Do të jetë një nder të ndaj dhomën e zhveshjes me një portier aq të madh, sa Buffon, për historinë e tij dhe për personin që është. Ai ka shumë për të na ofruar, shumë përvojë”.

Më shumë nga Ligue 1