Futboll

“Neymar nuk largohet, Barça nuk i shet lojtarët e mirë”

“Neymar nuk largohet, Barça nuk i shet lojtarët e mirë”

Zero oferta për yllin Neymar.

Edhe pse duket e pabesueshme, ky është lajmi që ka dhënë së fundmi sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, praktikisht përgjegjësi i merkatos, për sulmuesin brazilian. Ai ka theksuar se nuk pret që 25-vjeçari të lërë klubin, duke hedhur poshtë spekulimet e medieve.

Neymar në qershor firmosi një kontratë 5-vjeçare në “Camp Nou” dhe klauzola e tij e largimit shkoi nga 200 në 222 milionë euro. Pas 12 muajsh, kjo shifër do të bëhet 250 milionë euro. Klube si Manchester United dhe Paris Saint-Germain është raportuar se kanë interes për anësorin, por Barcelona as që e diskuton këtë si mundësi.

O @neymarjrsfive rolou no final de semana passado no @institutoneymarjr . Foi inesquecível ver gente de mais de 53 países se divertindo jogando futebol, sempre com muita paz. Queria agradecer a todo mundo que participou. Uma pena que não posso taguear todos. Mas, em nome desses caras aí embaixo, fica o meu agradecimento a todos os atletas que me fizeram feliz, de verdade !! England @antuanwilliams23 @mr.db7 @muggymike_ @k5skk @ifc_fives Sweden Felix Jigliden-Larsson @Fredrikaugustin @rossi.emilio @wlannholm @h10furublad @jernarp @lorso4 Angola @vanderson.jesus @Keelviito @migueljorgeandrade @martinhoalvaroda @mangolias E os grandes campeões Romania @Ionut Movileanu @movi.movileanu @tiga_tiga_1975 @krek_mihai @Costi.dumitru10 @gaby.a.grecu @Silviuradumd #NeymarJrsFive #InstitutoNeymarJr #redbull

A post shared by Nj 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on

I pyetur nëse mund ta imagjinojë një skuadër pa ish-yllin e Santosit, Fernandez është përgjigjur: “Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Nuk kemi qëllim të largojmë lojtarë, sidomos të mirët. Ne përpiqemi të përmirësohemi me ndërhyrjet apo gjithçka që është e mundshme për t’u bërë. Nuk kemi pasur oferta për lojtarët tanë”.

Vërtet, zotëri? As Neymar? Vështirë ta besojmë…

Më shumë nga Futboll