Futboll

“Neymar? Presion ndaj CR7, që të largohet nga Real Madrid!”

Nuk ekziston asnjë president i Real Madrid, që të mos ketë pas krahëve një histori me blerje apo shitje të bujshme. Gjithsesi, përpjekja dhe ideja e Ramon Calderon do të kujtohet shumë gjatë, për faktin që iu afrua aq shumë një tratative të rëndësisë maksimale, blerjes dhe transferimit të Cristiano Ronaldo nga Manchester United. Një tratativë e realizuar më pas nga pasardhësi i tij, Perez, vetëm pak muaj pas dorëheqjes së Calderon, që u largua në janar 2009. Kështu, tani që është jashtë vorbullës, ish-numri 1 i “Los Blancos” thotë mendimin e tij në lidhje me çështjen e momentit te Real Madrid, lamtumirën e mundshëm të Ronaldos, që mund të zëvendësohet nga Neymar.

Imazh i ngjashëm

Një skenar i mundshëm sipas Calderon, i intervistuar nga “Le Parisien”, madje një skenar i preferuar nga Perez. “Nëse Real Madrid ka bërë që lajmi të rrjedhë dhe të bëhet publike fakti që mund të blihet Neymar, do të thotë që mund ta realizojnë vërtetë transferimin. Nuk është thjeshtë një aludim. Mendoj se kjo është gjithashtu edhe një metodë për të ushtruar presion mbi Cristiano Ronaldo, duke e detyruar të largohet”, deklaroi Calderon, duke iu referuar aludimeve që qarkullojnë mbi dy transaksionet.

Më shumë nga Futboll