Ligue 1

Neymar: Salah do të jetë protagonisti i Botërorit, por Belgjika mund të jenë surpriza

Neymar do të paraqitet në Kupën e Botës me shumë përgjegjësi mbi vete dhe me një ëndërr të madhe. Brazili synon të kthehet të fitojë, me triumfin e fundit që ka qenë në 2002-in, ndërsa “O’Ney” kërkon të fitojë titullin e lojtarit më të mirë të planetit. Në pritje të Botërorit, braziliani ka zgjedhur Salah si një nga yjet e mëdha të Kupës së Botës që do të luhet në Rusi.

Ylli i PSG ka bërë një listë të skuadrave favorite për të fituar: “Skuadrat favorite janë Brazili, Gjermania, Franca, Spanja dhe Argjentina”. Kur është pyetur të përmendë emrin e lojtarit që, sipas tij, do të befasojë në Rusi dhe Neymar ka zgjedhur egjiptianin Salah: “Është një lojtar i madh dhe do të bëjë diferencën në Botëror”. Shorti e ka vënë Egjiptin në Grupin A me Rusinë, Urugiain dhe Arabinë Saudite.

Por Neymar ka parashikuar edhe kombëtaren që mendon se do të jetë surpriza e kompeticionit rus: “Belgjika ka një skuadër të jashtëzakonshme, do të jenë surpriza e Botërorit”. “Djajtë e Kuq” i pëlqejnë brazilianit sepse kanë sulmues shumë të mirë dhe lojtarë shumë të talentuar (Hazard, Lukaku, De Bruyne dhe Mertens). Në fund, “O’Ney”, ka folur edhe Botërorin e 2014-ës, të zhvilluar në Brazil.

“Nuk e di se cili do të jetë ndryshimi në krahasim me 2014-ën, por sigurisht tani kam më shumë eksperiencë. Kam luajtur një Kupë të Botës që e kemi mbyllur në mënyrën më të keqe. Besoj se Neymar-i i 2018-ës do të jetë më i mirë se ai i 2014-ës”.

Më shumë nga Ligue 1