RUSI 2018

Neymar shënon sa Messi dhe CR7, por me gjysmën e gjuajtjeve

Edhe pas ndeshjes me Meksikën, e fituar 2-0 nga Brazili, Neymar nuk i ka shpëtuar kritikave për sjelljen e tij në fushën e lojës. Ylli i “Seleccao”-s, i cili ka realizuar golin e par ëtë brazilianëve dhe ka dhënë asistin në rastin e golit të dytë, ka vazhduar të ekzagjerojë me simulimet e tij.

Një sjellje kjo që është kritikuar shumë nga të ekspertët dhe tifozët. Por duket se nuk ka asnjë ndikim te loja e “O Ney”, i cili ka arritur në kuotën e 6 golave në Botëror, po aq sa Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, por pothuajse me gjysmën e goditjeve drejt portës.

Në fakt, “Pleshtit” i janë dashur 67 goditje për gjashtë golat, ndërsa portugezit i janë dashur plot 74.

Më shumë nga RUSI 2018