Ligue 1

Neymar shpërthen kundër mediave spanjolle: “Fake News”

Neymar i qetëson të gjithë. Pasi ka lexuar në gazetat spanjolle mbi hipotezën e rikthimit të tij te Barcelona, sulmuesi brazilian zgjodhi ta ngrinte zërin. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, lojtari i PSG i ka quajtur si “fake news” thashethemet rreth një nostalgjie të pretenduar të tij për blaugranët.

Përgjigjia e dhënë përmes një fotoje i drejtohet “Mundo Deportivo” dhe “As”, që i kishin kushtuar faqet e tyre të para kësaj çështjeje. Gazeta katalanase, gjithashtu, hapi një sondazh për të parë nëse tifozët e Barcelonës ishin në favor apo jo të kthimit të ish-yllit të tyre (votuesit më të shumtë ishin për po).

Barcelona, po ashtu, foli për këtë temë. Zv.presidenti Jordi Cardoner dhe trajneri Ernesto Valverde kanë përjashtuar çdo negociatë për rikthimin e “O’Ney”.

Më shumë nga Ligue 1