• Neymar: Do të më pëlqente të luaja në Premier League

    Publikuar: 20 Mar 2:27

    Neymar ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur një ditë në Premier League. Ylli i Barcelona-s ka zbuluar se ideja për të luajtur për njërin mes Guardiola-s ose Mourinho-s do të ishte entuziazmuese për çdo lojtar. Sulmuesi 25-vjeçar, ka thënë për “Sun Sport”: “Premier League është një kampionat magjepsës për mua. Dhe do të më pëlqente të luaja ty një ditë. Skuadra që më pëlqejnë më shumë janë Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool. këto janë ekipet që janë gjithmonë në luftë me njëra-tjetrën. Më pas aty ka edhe trajnerë të nivelit të lartë si Guardiola dhe Mourinho. Janë dy trajnerë me të cilët do të donte të punonte çdo lojtar”.

    Ajo që i pëlqen më shumë brazilianit nga kampionati anglez është rivaliteti i madh dhe sa i paparashikueshëm mund të jetë pas asaj që ndodhi vitin e kaluar, me Leicester që triumfoi në fund të kampionatit. “Dhelprat” i janë bashkuar Barcelona-s në grupin e tetë ekipeve më të mira të Champions League dhe në çerekfinale do të përballen me Atletico Madrid. “Në Premier League nuk dihet asnjëherë se kush do të fitojë, gjithmonë është një surprizë. Leicester ka një skuadër shumë të mirë. Ata kanë realizuar një arritje të madhe sezonin e kaluar dhe ne duhet t’i respektojmë, nëse do t’i kemi përballë në Champions”.

    Barcelona e siguroi kualifikimin në çerekfinale pas një përmbysje historike të arritur kundër PSG në 1/8-at. Neymar realizoi dy gola dhe ishte një nga më të mirët në fushë. “Edhe sot nuk e dimë se çfarë ndodhi në atë mbrëmje historike. Na duhej një mrekulli dhe zotët e futbollit na e dhanë. Kemi festuar shumë në dhomat e zhveshjes, më pas unë kam festuar me familjen dhe shokët. Atë mbrëmje nuk ka arritur të fle”, ka përfunduar Neymar.

     

    [interaction id=”58cfd955496de0fe283e4613″]


    Lexo postimet e tjera