Futboll

Neymar: “A do të më pranoni nëse kthehem te Barça!”

Kritika, polemika dhe tension. Aventura e Neymar te PSG nuk po shkon sikurse braziliani e kishte menduar. Dëshironte të ishte një mbret, ylli i një klubi që synon të shkëlqejë universin futbollistik, dhe praktikisht u mbulua në flori. Problemi i vetëm, i kishte bërë llogaritë pa pengesa. Do të thotë, pa shokët e skuadrës. Ata të cilët gjatë viteve të fundit e kanë ngritur klubin mbi nivelet e mediokritetit.

Gjatë ditëve të kaluara Neymar ka vizituar ish-shokët e tij të skuadrës te Barcelona, Messi dhe Luis Suarez. Bashkë me atë ishte dhe djali i tij, Davi Lucca, simbol i çiltërsisë së takimit. Braziliani ka bërë shaka me miqtë e tij, me të cilët nuk ishte parë dhe takuar prej disa kohësh. Por, më pas, sipas asaj që referon “Sport.es”, sulmuesi i Brazilit dhe i PSG u ka drejtuar yjeve të Barças një pyetje: “A do të më pranonit, nëse do të kthehsha?”.

Një pyetje e çuditshme, pasi Neymar u nda në mënyrë të keqe me klubit, sidomos me presidentin Josep Maria Bartomeu, që nuk dëshironte ta linte të largohej. Që të jetë e qartë, pyetja e Neymar u bë duke qeshur, sikur të ishte ironike. Ai nuk mund të shfaqet kurrsesi i dobët, i penduar, apo i hidhëruar. Jo në futbollin modern. Jo kundër futbollistëve me të cilët në të ardhmen mund të jetë përballë në Champions League. Gjithsesi, për një rikthim te Barcelona ai ka menduar, qoftë edhe duke qeshur.

Më shumë nga Futboll