Futboll

Neymar te PSG? Barcelona siguron: “S’ka klub që paguan klauzolën!”

Robert Fernandez sekretari teknik i Barcelonës, i vënë nën presionin e mediave dhe aludimeve mbi një largim të mundshëm të Neymar te PSG, ka dalë para mediave vetëm pak momente më parë për të konfirmuar i prerë situatën reale. Sipas asaj që deklaroi Fernandez, deri në këto momente ai nuk disponon asnjë ofertë mbi tavolinë, për asnjë nga futbollistët e skuadrës së Barcelonës, duke evidentuar se nuk ka asnjë propozim për futbollistët yje të ekipit blaugrana, por as për ata që konsiderohen të shitshëm.

Robert Fernández, con Ernesto Valverde en segundo plano

Sekretari teknik kishte tri oferta për André Gomes gjatë takimit të tij me Jorge Mendes në fillim të verës. Në atë moment, klubi i Barças refuzoi të tri ofertat. I pyetur konkretisht në lidhje me Neymar, i cili një javë më parë rinisi të flasë për të ardhmen e tij duke theksuar se “kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh”, Robert Fernandez është i qartë kur thotë se nuk ka nevojë të shqetësohet për brazilianin: “Nuk do të ndodhë, asnjë klub nuk do të vij për të paguar klauzolën e Neymar”. Klauzolë që duke nisur nga 1 korriku u shtua me 22 milionë të tjerë, për të kapur shifrën stratosferike prej 222 milionë euro.

Më shumë nga Futboll