Kampionatet në Europë

Neymar, Thiago Silva, Di Maria…? “Zbrazet” trajneri i PSG-së, Unai Emery

Dy ditë pasi humbi 3-1 në “Bernabéu”, në “aktin” e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Unai Emery foli në konferencën për shtyp të parandeshjes së radhës në kampionat, që parizienët do ta luajnë kundër Strasburgut, të shtunën. Trajneri bask, në deklaratat e riprodhuara nga “Radio Montecarlo”, u ankua përsëri për arbitrimin kundër Real Madridit dhe foli për vendimin e tij për të lënë në stol Thiago Silva dhe Di Marían: “Ekipi bëri një lojë të mirë në Madrid, por futbolli është i tillë. Mund të jesh mirë, por… Ne nuk e merituam këtë rezultat. Jam i bindur se mund të kualifikohemi në ndeshjen e kthimit. Mund të kishte shkuar më mirë në “Bernabeu”. Ne kishim domenin e lojës. Pastaj, dallimi në futboll ka të bëjë me faktin nëse shënon apo jo. A ka zemërim te disa lojtarë? Ky është futboll, është kompeticion.Ndonjë mund të jetë i zemëruar, por respektojnë shokët e tyre. Jam i sigurtë se do të kalojmë në turin tjetër, ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur. Unë i supozoj të gjitha përgjegjësitë.

E ardhmja ime? Është e tashmja. Energjia ime përqendrohet në të tashmen, pjesa tjetër nuk llogaritet. Neymar? Ai tregoi shumë gjëra pozitive. Nëse përmirëson disa detaje, dhe ai do ta bëjë këtë, do të tregojë lojtarin e madh, që është në të vërtetë. Zëvendësimi i Cavanit? Ishte për zgjedhje taktike. Zëvendësimi i Thiago Silva? Ne kemi një proces pune, jam i lumtur me tri qendrat e mbrojtjes. Kur vendos të luaj me Kimpembe, është për arsye taktike. Kam folur individualisht me të tre lojtarët. Gjërat nuk kanë ndryshuar në një lojë. Ai është ende kapiten. Ashtu si Di Maria, i cili është një lojtar i rëndësishëm. Është “engjëlli” që duam. Arbitrimi në “Bernabeu”? Do të doja të kisha të njëjtin arbitër, me të njëjtat kritere! E pashë ndeshjen mes Lyon dhe Villarreal, arbitri ishte i balancuar. Unë dua të gjej këtë arbitër, me të njëjtat kritere për ne”!

Më shumë nga Kampionatet në Europë