Ligue 1

Neymar zbulon katër idhujt e fëmijërisë

Emri i tij nuk mund të mungonte ne listën e 30 finalistëve të Topit të Artë. Neymar, pasi ka mbyllur aventurën e tij te Barcelona, ka filluar të dhurojë spektakël edhe me fanellën e PSG, klubi që ka shpenzuar 222 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Braziliani, në një intervistë të dhënë për “Marca”, ka folur për të kaluarën e tij duke zbuluar prapaskena interesante në lidhje me ekipin e tij të zemrës dhe, gjithashtu, ka zbuluar 4 idhujt e tij.

Ish-ylli i Santos ka thënë se është tifoz me skkuadrën tjetër të Sao Paulos, Palmeira-s. “Kam qenë tifoz i Palmeirsa, por ‘karriera’ ime si tifoz i këtij ekipi nuk zgjati shumë sepse kam qenë shumë i vogël, por kisha katër idhuj që më kanë bërë të dashurohem me këtë klub”. I pari ka qenë Evair Aparecido Paulino, i njohur ndryshe si Evair. Ka shënuar 27 gola në 79 ndeshje, duke fituar 2 kampionate dhe një Kupë Libertadores. Nga 1988 deri në 1991 ka luajtur në Itali Atalanta-n, ku ka shënuar 25 gola në 76 ndeshje.

Marcos Roberto Silveira Reis, i njohur si Marcos ka qenë një nga legjendat e klubit bardhjeshil. Në karrierë ka veshur vetëm fanellën e Palmeiras nga 1992 deri në 2012. Në nivel ndërkombëtar ka fituar Kupën e Botës 2002, duke mbrojtur portën e Brazili në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Lojtari i tretë është Vitor Borba Ferreira Gomes, i njohur nga të gjithë si Rivaldo, që ka luajtur me Barcelona-n dhe Milan-in. ka qëndruar vetëm dy sezone te Palmeiras, nga 1994 në 1996. Atje ka shënuar 21 gola në 45 ndeshje. Fitues i Kupës së Botës në 2002-in, ka fituar edhe Topin e Artë në 1999.

Katërshja e idhujve të Neymar mbyllet me brazilianin Alex, lojtar i Palmeiras nga 1997 në 2000. Periudhën më të mirë e ka patur te Fenebahce, ku ka luajtur nga 2004 në 2012, duke fituar shumë trofe, edhe individualë.

Më shumë nga Ligue 1