Miks Bota

Nfl / AaronRodgers nuk fal, Packers eliminojnë Redskins

Aaron Rodgers është kthyer të luajë si Aaaron Rodgers në momentin e duhur. Quarterback-u i Packers, pasi e ka mbyllur sezonin e rregullt në rënie, ka udhëhequr ekipin e tij drejt raundit të dytë të “playoff”-eve. Sfida e mbrëmjes së sotme, gjithsesi, nuk ka filluar mirë për Green Bay, ndërsa Washington Redskins kanë siguruar një avantazh të shpejtë 11-0.

Reagimi i miqve ka ardhur në 15 minutat e dyta ku kanë realizuar dy touchdown, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 17-11. Në pjesën e dytë, Kirk Cousins, quarterback-u i Redskins, ka realizuar një touchdown personal, duke kthyer përpara vendasit 18-17. Pas këtij momenti Packers kanë marrë kontrollin e ndeshjes duke shënuar 15 pikë të tjera dhe duke e çuar rezultatin në 32-18. Rezultat që është fiksuar në 35-18 pas një field goal-i të realizuar në minutat e fundit nga Packers.

Tani Rodgers me shokë do të udhëtojnë drejt Arizona-s fundjavën e ardhshme ku i pret një tjetër provë e vështirë në fushën e Cardinals, që ka fituar 38-8 në javën e 15-të të sezonit të rregullt pikërisht kkundër Green Bay. Por në “playoff”, ashtu siç tregoi edhe sfida e sotme, asgjë nuk është e sigurtë dhe me një Rodgers në këtë formë tifozët e Packers kanë të drejtë të ëndërrojnë për një Super Boël që mungon që nga 2010-a.

Më shumë nga Miks Bota