Premier League

Nga 30 golat e Kane tek ekipet me “B”, statistikat parashikojnë Premier League

Premier League do të kthehet këtë fundjavë. Pas një vere të gjatë, kampionati anglez do të kthehet të premten në mbrëmje, me arsenal që do të presë në shtëpi Leicester. Pas një merkatoje intriguese, Chelsea duket se është përforcuar më pak se rivalët kryesorë. Ndërkohë, skuadra si Manchester United dhe Manchester City kanë realizuar blerje të mëdha. A do të fitojë një “Big” apo do të mund të shohim një “Leicester tjetër” të triumfojë në Premier? Një parashikim mund të bëhet duke u bazuar te shifrat e 25 viteve të Premier League.

 

Këto janë 11 statistikat më interesante…

 

  1. Harry Kane është një garanci

Harry Kane duhet të realizojë 30 gola në këtë sezon. Në katër vitet e tij në Premier League, 24-vjeçari është përmirësuar vit pas viti:

2013-14 (3 gola), 2014-15 (21), 2015-16 (25) dhe sezonin e kaluar 29.

Dhe nuk duhet harruar se ai akoma nuk ka shënuar në kampionat në muajin gusht dhe se sezonin e kaluar nuk ka luajtur 8 ndeshje për shkak dëmtimi. Kështu, një sezon i plotë do t’i japë mundësinë atij që të shënojë 30 ose më shumë gola.

 

  1. Rooney nuk bën më diferencën

Ai mund të jetë kthyer tek Everton këtë verë, por statistikat tregojnë se golat e Rooney kanë ardhur në rënie që nga 2013-ta. Në katër sezonet e fundit, golashënuesi më i mirë i kombëtares angleze, ka pasur vështirësi për të gjetur rrjetën: 2013-14 (17), 2014-15 (12), 2015-16 (8), 2016-17 (5).

 

 

  1. Gola për ndeshje

Në 3 sezonet e fundit ka pësuar një rritje numri i golave të shënuar në Premier League. Vetëm tre sezone më parë realizoheshin mesatarisht 2.57 gola për ndeshje (975 në total). Në 2015-16 janë realizuar 51 (2.70 për ndeshje) më shumë dhe sezonin e kaluar janë shënuar 38 më shumë, duke e rritur mesataren në 2.80 për ndeshje (1.064).

 

  1. Goditjet standarde

Harroni Philippe Coutinho, Christian Eriksen dhe Gylfi Sigurdsson, përqindja e golave të shënuar nga goditjet standarde ka rënë. Në 2013-14, 3.7 për qind e totalit të golave është realizuar nga goditjet standarde. Një përqindje që ka rënë nga viti në vit: 2013-14 (3.7%), 2014-15 (2.8%), 2015-16 (2.4%) and last season (2.3%).

 

  1. Skuadrat me “B”

Lajme të mira për klubet e Championship Barnsley, Birmingham, Bolton, Brentford, Bristol City dhe Burton. Në katër sezonet e fundit një skuadër me “B” është ngritur në Premier League: 2013-14 Burnley, 2014-15 Bournemouth, 2015-16 Burnley, 2016-17 Brighton.

Vetëm në epokën e Premier League, një total prej 14 klubesh me “B” janjë ngjitur, duke përfshirë Bradford, Bolton, Blackburn and Birmingham.

 

  1. Zhdukja e anglezëve

Nuk është një sekret që lojtarët anglezë po zhduken nga Premier League. Në sezonin e parë, në 1992-in, kanë qenë 390, por 200 prej tyre janë larguar rrugë, teksa në 2008-09 kanë mbetur vetëm 190. Kjo rënie ka qenë e vogël, por gjithsesi shqetësuese: 2014-15 (185), 2015-16 (184), 2016-17 (177).

 

  1. Goditje në portë

Numri i gjuajtjeve drejt portës për ndeshje është pakësuar në shtatë sezonet e fundit të Premier League. Në sezonin 2010-11 season, shiheshin mesatarisht 29.1 goditje për ndeshje, por në sezonet pasardhës kjo shifër ka rënë me 28.7, 27.8, 26.9, 26.0, 25.7 dhe 25.6 sezonin e kaluar. Megjithatë, përqindja e golave për goditje është rritur, me skuadrat që po shënojnë më shumë duke goditur më pak.

 

 

  1. Rënia dhe ngritja e kartonëve

Kartonët e kuq janë në rënie, por të verdhët janë në ngritje. Në sezonin 2008-09 është verifikuar një mesatare prej 3.09 kartonësh të verdhë për ndeshje, por jo shifër ka shkuar në 3.11 në 2012-13, 3.12 në 2015-16 dhe 3.66 sezonin e kaluar. Ndërkohë, kartonët e kuq kanë rënë nga 71, të dhënë në sezonin 2014-15, në 59 në 2015-16 dhe vetëm 41 sezonin e kaluar.

 

  1. Ndërhyrjet

Arti i ndërhyrjes po zhduket në Premier League, sipas statistikave. Një dekadë më parë janë regjistruar 47.2 ndërhyrje për ndeshje. Por në dhjetë sezonet pasuese, kjo shifër ka rënë në 44.2 (2008-09), 42.4 (2009-10), 41.0 (2010-11), 38.7 në 2014-15 dhe 34.6 sezonin e kaluar.

 

  1. Penalltitë

Arbitrat kanë dhënë më shumë penallti në tre sezonet e fundit. Në sezonin 2014-15 janë dhënë një total prej 83 penalltish, ndërsa në 2015-16 janë dhënë 91, për të arritur te 106 të sezonit të kaluar. statistikat tregojnë, gjithashtu, se numri i penalltive të realizuara është rritur: 63 në 2014-15, 74 në 2015-16 dhe 81 sezonin e kaluar.

 

  1. Krosimet

Krosimet gjatë ndeshjes janë një tjetër element që po zhduket nga Premier League. Dhjetë vite më parë është regjistruar një mesatare prej 38.8 krosimesh për ndeshje. Brenda një dekade, kjo shifër ka rënë në 10 për ndeshje. Mesatarja e krosimeve ka rënë nga sezoni në sezon: 2010-11 37 krosime për ndeshje, 2011-12 (34.5), 2012-13 (32.2), 2013-14 (30.5), 2014-15 (29.6), 2015-16 (29.2) dhe 28.4 sezonin e kaluar.

Më shumë nga Premier League