Merkato

Nga babai Mazinho te Rio 2016, 5 gjëra që duhet të dini për Rafinha

Negociatat me Barcelona-n janë mbyllur në mënyrë pozitive, është arritur marrëveshja për gjithçka. Rafinha do të jetë një lojtar i Inter, të paktënd eri në qershor. Në pritje të zyrtarizimit ju ofrojmë disa kuriozitet mbi jetën dhe karrierën e mesfushorit brazilian, i cili nka pak që është kthyer të luajë pas një dëmtimi serioz, që e ka mbajtur larg fushave për 290 ditë.

SKEDA – 177 cm i gjatë, ka lindur në San Paolo më 12 shkurt të 1993-it. Ka edhe pasaportë spanjolle, por ka vendosur të lidhet me Brazilin, ndryshe nga sa ka bërë vëllai Thiago. Është bërë pjesë e Barcelona-s në moshën 13-vjeçare dhe më 5 dhjetor të 2012-ës ka debutuar në Champions League kundër Benfica-s (0-0). Është një mesfushor i disiplinuar, i shpejtë dhe mund të luajë edhe në krah. Drejton trafikun para zonës së rreptësisë, organizon lojën, e hap atë në krahë dhe mund të depërtojë përara. Është mëngjarash si babai i tij, regjisor si vëllai.

BABAI MAZINHO – Ka qenë një vjeç e gjysmë kur babai Mazinho ngrinte në qiell Kupën e Botës në Amerikë, pak metra larg lotëve të Franco Baresi-t dhe Italisë. Ishte epoka e Maradona-s, Van Basten dhe Mathaeus, kur Seria A ishte shtëpia e jashtëtokësorëve dhe futbollin italian e kishin zili të gjithë. Aventura e Mazinho-s në Itali zgjati vetëm dy vite: në 1994-ën, kur ia “vodhi” Kupën e Botës me penallti “axurrëve” të Arrigo Saçhi-t me Brazilin e Romario-s dhe Bebeto-s, ishte lideri i Palmeiras dhe po përgatitej të nënshkruante me Valencia-n.

I PREFERUARI I LUIS ENRIQUE – Rafinha ka mbetur në pronësi të Barcelona-s, ndryshe nga i vëllai, akoma në Mynih ku e mori Pep Guardiola në aventurën e tij gjermane. Për ta ndihmuar të fitonte eksperiencë, katalanasit e huazuan te Celta në 2014-ën, edhe pse trajneri i saj kohe, Luis Enrique, e donte me çdo kusht. Rafinha ka qenë i preferuari i sih-trajnerit të Roma-s, që ka punuar me të te Barcelona B dhe më pas tek ekipi i parë.

ARI OLIMPIK ME BRAZILIN – Koleksionit të tij të pasur (2 kampionate në Spanjë, 4 kupa kombëtare, 2 superkupa, 1 Champions dhe 1 Superkupë Europiane), Rafinha i ka shtuar në 2016-ën edhe triumfin e tij më të rëndësishëm me fanellën e kombëtares, kur Brazili i tij ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike, duke mundur Gjermaninë në finale. Një triumf ky që mungonte në koleksionin e pesë herë kampionëve të botës.

4 MË TË MIRËT – Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Barcelona-s, ndoshta para se të transferohej në Milano, Rafinha ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të botës, sipas preferencave të tij, nga portieri te sulmuesi: në portë ka zgjedhur Oliver Kahn, në mbrojtje legjendën e Milan, Paolo Maldini, në sulm “Fenomenin” Ronaldo dhe në mesfushë… babanë e tij.

Më shumë nga Merkato