Futboll

Nga Bin Laden te Hitleri, ja skuadrat për kë bënin tifo diktatorët e frikshëm

Vetëm pak ditë më parë, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un zbuloi se është një tifoz i çmendur i Manchester United. Një mik i ngushtë i tiranit nuclear rrëfeu për “SunSport” se sa shumë e dashuron sportin e futbollit dhe se si nuk humbet asnjë prej eventeve madhore futbollistike. Ndërkohë, senatori italian, Antonio Razzi konfirmoi se si diktatori i kishte thënë gjatë një bisede private për dashurinë e tij ndaj “Djajve të Kuq”. Por kur u pyet nëse Kim e krahasonte veten e tij me ndonjë prej heronjve të United, të tipit, Eric Cantona ose Zlatan Ibrahimovic, Razzi tha për “The Sun”: “Jo, Kim është Kim, ai është një dhe i vetmi”. Gjithsesi, Kim Jong-un deri tani, nuk është i vetmi lider apo diktator i frikshëm në histori që mbështet një ekip të famshëm futbolli.

 Kim Jong-un was revealed to be a Man United supporter this week

MUGABE – Chelsea dhe Arsenal

Diktatori i Zimbabve, Mugabe ka udhëhequr shtetin afrikan që prej vitit 1987. I njohur botërisht si “Kasapi i Harare”, për veprat e tij, ai është një tifoz i madh futbolli, me Chelsean klubin e tij të preferuar, pavarësisht dashurisë edhe për Barcelonën. Gjatë një ndeshje futbollit Mugabe, tashmë 93 vjeç, një herë tha: “Unë të ndoqa dhe kam parë disa nga ndeshjet tuaja, por unë jam një tifoz i Chelseas dhe Barcelonës dhe dua që ato të shënojnë gjithmonë. Kur shoh futboll nuk dua të më shqetësojë njeri. Edhe bashkëshortja ime e di ku të ulet, sepse ndërkohë që ata shënojnë në fushë, unë shënoj në shtëpi, duke goditur gjithçka më del para”.

 Robert Mugabe once revealed he was a Chelsea (and Barcelona) fan

OSAMA BIN LADEN – Arsenal

Përpara se të udhëhiqte një prej grupeve terroriste më të frikshme dhe të kërkuara në botë, Bin Laden ishte një tifoz i madh i Arsenal. Ndërkohë që kalonte kohë te shtëpia e familjes së tij në Londër, tirani i lindur në Arabinë Saudite, shpesh herë frekuentonte “Highbury”, madje edhe duke u blerë fëmijëve të tij uniforma të ekipit. Madje, tifozët e “Topçinjve” thurën një varg që e këndonin në kor, për atë: “Osama, ëoah-oh, Osama, uoa-uoa-uoa-uoa, ai fshihet në Kabul, ai dashuron Arsenal”. Ndërkohë, drejtuesit e Arsenal nuk ishin aspak entuziastë, duke e përjashtuar Bin Laden nga çdo aktivitet.

 Osama Bin Laden used to frequent Highbury before his Al-Qaeda days

KOLONEL GADDAFI – Liverpool

Pas vrasjes së liderit të Libanit, një filxhan i Liverpool FC u gjet mes gjërave të tij personale. Djali i tij, Al-Saadi, tentoi të bëhej një yll i futbollit profesionist… përpara se të bëhej një drejtor te Juventus, ku investoi konsiderueshëm. Në një moment të caktuar, djali i Geddafi raportohet se konsideroi mundësinë e blerjes së një përqindje të aksioneve të Liverpool.

 Colonel Gaddafi was found to be a Liverpool fan after a mug was found in his personal belongings following his death

JOSEF STALIN – Dynamo Moscow

Dinamo Moscow u themeluan nga shefi i frikshëm i KGB, Lavrentiy Beria… kështu që as që bëhej fjalë për presion mbi futbollistët…. Ndaj nuk është aspak surprizë që lideri komunist i Rusisë, Stalin ishte një tifoz i çmendur i Dinamos. Në fakt, pasi USSR u mund nga Yuogslavia në Lojrat Olimpike të vitit 1952, ai urdhëroi shpërbërjen e ekipit rival CSKA Moscow… për shkak se një pjesë e madhe e kontigjentit të ekipit përfaqësues ishin pjesë e ekipit rival të Moskës.

 Josef Stalin was said to follow Russian giants Dynamo Moscow

IDI AMIN – Hayes FC

Diktatori i Ugandës, Amin ishte përgjegjës për vdekjen e rreth 500,000 personave gjatë regjitmit të tij brutal. Por Amin kaloi 15 vjet në ushtrinë britanike… ku mësoi gjithçka në lidhje me ekipin Hayes FC, tashmë i njohur me emrin Hayes dhe Yeading FC pas një shkrirje në vitin 2007. Një koleg i tij në ushtri fliste gjatë të gjithë kohës për Hayes, duke kënduar vazhdimisht himinin dhe koret e ekipit, aq sa e konvertoi Amin në një tifoz.

 Idi Amin bizarrely supported minnows Hayes FC

GENERAL FRANCO – Real Madrid

Franko mbahet mend si diktatori fashist i Spanjës. Por mbi të gjitha, ai është njëri prej pak personave që ndryshoi simpatinë dhe aleancat e tij nga Atletico te Real Madrid. Diktatori e nisi duke ndjekur ekipin bardhekuq, përpara se një seri fitoresh të Kupës së Europës nga ana e Los Blancos, ta bënte që të ndryshonte krah.

 General Franco swapped Atletico for Real Madrid after the latter's success

RADOVAN KARADZIC – Inter Milan

Serbo-boshnjaku Karadzic ishte njëri prej më të kërkuarve në botë për krimet e tij të luftës. Ai u përndoq për genocidin ndaj muslimanëve dhe kroatëve, përpara se të fshihej. Gjtihsesi ai është parë duke ndekur ekipin e Inter Milan pasi klubi zikaltër kishte nënshkruar me dyshen serbe, Sinisa Mihajlovic dhe Dejan Stankovic.

 Radovan Karadzic followed Inter Milan after they signed a pair of Serbians

NICOLAE CEAUSESCU – Steaua Bucharest

Deri në revolucionin rumun në vitin 1989, ushtria kombëtare ishte përgjegjëse për gjigantët e Europës, Steaua Bucharest. Diktatori Ceausescu pati shansin të përjetojë ëndrrën e të gjithë tifozëve në botë… por duke bërë vërtetë rolin e trajnerit dhe menaxherit të futbollit në jetën reale, duke marrë përsipër të gjithë fushatën e blerjeve dhe shitjeve të futbollistëve. Madje ai detyroi transferimin e futbollistëve, përfshirë, Gheorghe Hagi pa miratimin e futbollistit, ose të klubit të origjinës.  Steaua arriti të fitojë 6 herë rradhazi kampionatin rumun… përpara se të ngrinte trofeun e Kupës së Europës në vitin 1986.

 Nicolae Ceausescu was involved in Steaua Bucharest transfers in the 1980s

ADOLF HITLER – Schalke

Një herë u raportua se diktatori nazist, Hitler ishte tifoz i Schalke 04. Fjala mori dhenë, dhe lajmi u duk sikur konfirmohej nga fakti që skuadra e Gelsenkirchen fitoi titullin kampion të Gjermanisë plot 6 herë gjatë regjimit nazist. Gjithsesi, në vitin 2008,  kreu i marrëdhënieve me publikun te klubi i Schalke, Gerd Voss mohoi kategorikisht thashethemin.

 Schalke denied Adolf Hitler supported the club in a letter back in 2008

Më shumë nga Futboll