Seria A

Nga Bonucci te Higuain, dështimet e deritanishme të sezonit 2017/18

Paguhen miliona euro, por, për arsye të ndryshme, nuk arrijnë të justifikojnë shumë që është paguar për ta. Pasi kanë kaluar shtatë javë të kampionatit italian, ata janë mes lojtarëve që kanë zhgënjyer më shumë në këtë fillim të sezonit. Nga Bonucci, i transferuar te Milan nga Juventus, te Higuain.

Ish-mbrojtësi i bardhezinjve ka qenë blerja më e shtrenjtës e merkaton së verës në Itali dhe më e rëndësishmja për Milan-in, por tani, vetëm pak muaj më pas, ai është kthyer në një problem për kuqezinjtë. Ai duhej të përforconte mbrojtjen e kuqezinjve dhe ta kthente në një fortesë të pakalueshme portën e të riut Donnarumma. Nuk ka ndodhur kështu dhe paraqitjet e tij kanë qenë në mesatare. Një ecuri aspak e barabartë me rrogën 7.5 milionë euro që merr nga “Djalli”. Është ai lojtari që ka zhgënjyer më shumë në këtë fillim të sezonit.

Pas tij vjen ish-shoku i skuadrës Gonzalo Higuain. “El Pipita” ka shënuar 3 gola në 8 ndeshje të kampionatit dhe është zhbllokuar në Champions League në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Olympiakos. Gjithsesi, Higuain nuk mund të mos përfshihet në këtë listë, edhe për shkak të rrogës së lartë, përveç paraqitjeve zhgënjyese para portës. Duke llogaritur vetëm këtë sezon, një gol i tij i kushton Juventus-t 1 milion e 875 mijë euro (240 mijë euro për 36 golat e realizuar në total).

Pozicioni i tretë në këtë renditje, aspak për t’u pasur zili, mbahet nga portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma. Nëse i hedhim një sy shifrave, ai prezantohet si futbollisti i dytë më i keq i Serisë A. paraqitja e tij, në fakt, nuk është aspak në përpjesëtim të drejtë me rrogën e lartë që ka. Edhe pse nuk ka bërë gabime të dukshme, 10 golat e pësuar deri tani kushtëzojnë ndjeshëm paraqitjen e tij. Një ecuri jo shumë e kënaqshme për një fenomen të portës, i cili, në moshën 18 vjeç, fiton 6 milionë euro në sezon.

Në vendin e katërt është kapiteni i Napoli-t, Marek Hamsik. Sllovaku është një hap larg rekordit të golave të Maradona-s me fanellën “axurre”, skuadra e tij është në vendin e parë, po luan shumë mirë dhe po fshin rekordet njëri pas tjetrit. Pavarësisht nga kjo, skuadra e Sarri-t po e bën gjithë këtë pa kontributin e zakonshëm te Marek. Po, sepse sezoni i mesfushorit, me përjashtim të ndeshjes kundër Cagliari-t, nuk ka qenë shumë pozitiv: 5 zëvendësime në 7 ndeshje, 1 asist, 1 gol dhe dy gola më pak të shënuar në krahasim me sezonin e kaluar.

Më shumë nga Seria A