Champions League

Nga Chiellini-Suarez tek Allegri dhe Dybala, 5 ‘kryqëzime të rrezikshme’

Juventus-Barcellona nuk do të jetë një çerekfinale Champions-i si gjithë të tjerat. Historia e dy klubeve është e pasur me kryqëzime brenda dhe jashtë fushës me protagonistët e sotëm që janë përballur disa herë në të kaluarn dhe që, në të ardhmen e afërt, mund të mbrojnë ngjyrat e ekipit kundërshtar. Këto janë 5 kryqëzimet e rrezikshme që mund të karakterizojnë sfidën e dyfishtë të Champions League duke filluar nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Massimiliano Allegri-t, i cili ka arritur të marrë vetëm një fitore në 9 ndeshjet e mëparshme të luajtura kundër Barcelona-s dhe që është një nga kandidatët për të marrë vendin e Luis Enrique sezonin e ardhshëm.

Më pas është Dybala, i cili konsiderohet nga të gjithë si pasardhësi i Messi-t dhe jo vetëm te kombëtarja e Argjentinës, por edhe te skuadra katalanase (gjithmonë nëse Juventus e lejon). I treti në radhë është Dani Alves, i cili është lënë i lirë të largohet ndoshta para kohe, dhe tani do të përballet me ish-shokët e tij të skuadrës. Kryqëzime që kanë lidhje me fushën, por që kalojnë edhe vijat e saj, si dueli mes Suarez dhe Giorgio Chiellini që ka arritur kulmin në kafshimin e Botërorit të zhvilluar në Brazil, plaga e së cilit është rihapur me golin e realizuar në finalen e Berlinit të fituar nga Barcelona kundër Juventus me rezultatin 3-1.

https://www.youtube.com/watch?v=xI5P_P2BKfQ

Në fund është edhe “gossip”, sepse në jetën private të presidentit Andrea Agnelli ekziton njëfije lidhëse që të çon te Barcelona. E dashura e tij aktuale, Deniz Akalin, është ish-e dashura e drejtuesit të Juventus Francesco Calvo, i cili, pas kësaj tradhtie, ka kaluar pikërisht te Barcelona.

Më shumë nga Champions League