Connect with us

Futboll

Nga Dembele te Coutinho dhe Kondogbia, “rebelët” që vendosin merkaton…

Nga Dembele te Coutinho dhe Kondogbia, “rebelët” që vendosin merkaton…

“Mjaft, po marr gjërat e mia dhe po iki!” Duket se është kjo thënia e shumë futbollistëve gjatë kësaj vere. Padronë të fatit të tyre, janë ata që vendosin se ku duan të shkojnë të luajnë dhe ku nuk duan më të qëndrojnë. Nuk ka asnjë kontratë që mund t’i ndalë. Pavarësisht se rinovimet mund të jenë bërë vetëm pak muaj më parë, nëse një skuadër që konsiderohet “më interesante” telefonon, atëherë bëhen valixhet dhe nis aventura e re, pavarësisht nga dëshira e drejtuesve dhe tifozëve.

Era e verës sjell me vete dëshirën për të ndryshuar, në kërkim të një lumturie që vlen më shumë se kontrata dhe premtime, pa e marrë në konsideratë se çfarë mendojnë drejtuesit ose tifozët…

Futbollisti i fundit i përfshirë në grupin e disidentëve është Philip Coutinho, që nuk e ka marrë mirë përgjigjen “jo”, që Liverpool i dha Barcelonës për interesimin karshi tij. “Të kuqtë” e bllokojnë, por ai rebelohet dhe kërkon të largohet sepse nuk dëshiron të humbasë mundësinë për të qenë pjesë e Barcelonës. Katalanasit janë gjithashtu në mendjen e Dembele të Borussia Dortmund, që pikërisht dje u largua nga stërvitja dhe nuk ka lënë më asnjë gjurmë, Barcelona po e thërret…

Image result for dembele

Ndërkohë, ish-futbollisti i Barcelonës, Alexis Sanchez, që ka vetëm një vit kontratë me Arsenal nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në Champions League. Wenger e bllokoi largimin dhe ai mungoi në stërvitje sepse ishte i sëmurë, duke dhënë edhe dëshminë e kësaj me një fotografi në “Instagram”. Për momentin, kileni është pjesë e “topçinjve”, por si në Superkupën e Anglisë, si në javën e parë të kampionatit, i ndoqi fitoren e Arsenal nga tribuna, me dëshirën e madhe për t’u larguar.

Image result for andrea conti milan

Në Itali, Andrea Conti, sapo mori vesh për interesimin e Milan, kërkoi të shkonte te kuqezinjtë, edhe pse kishte rinovuar vetëm pak javë më parë. E njëjta gjë pritet të ndodhë me Nikola Kalinic, që prej disa javësh ka përsëritur se do të largohet nga Fiorentina. Edhe Bernardeschi përshpejtoi me vullnet të hekurt kalimin nga Fiorentina te Juventus. I fundit në listë është Kondogbia, i cili u largua nga stërvitja e Spalleti dhe kërkoi të shkonte te Sevilla.

Më shumë nga Futboll