Connect with us

La Liga

Nga “Fenomeni” te Pogba, a do të arrijë Neymar të thyejë mallkimin e rekordmenëve?

Paris Saint-Germain ka paguar një shumë të çmendur për të siguruar shërbimet e Neymar. Gjigantët e futbollit francez kanë paguar plot 222 milionë euro për ta marrë brazilianin nga Barcelona. Por a i ka rritur kjo lëvizje shanset për një triumf të PSG? Historia tregon se suksesi nuk e ndjek menjëherë blerjen më të shtrenjtë në futboll. Vetëm njëri nga 12 blerjet e fundit më të shtrenjta në botën e futbollit ka arritur të fitojë në sezonin e tij të. Neymar do të kërkojë ta thyejë këtë mallkim me PSG në Ligue 1. Por le t’i hedhim një sy 12 blerjeve më të shtrenjta të futbollit para transferimit të Neymar te PSG.

 

1996 — Ronaldo: PSV Eindhoven-Barcelona, 14.5 milionë euro

Ronaldo won two trophies with Barcelona, but it was only second in La Liga

Braziliani ka qenë vetëm 19 vjeç kur është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë. Ai ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, me 34 gola të shënuar në La Liga dhe duke fituar Kupën e Kupave, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. Por, pavarësisht 102 golave të realizuar në total, Barcelona e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë në kampionat mbrapa Real Madrid.

 

1996 — Alan Shearer: Blackburn-Newcastle, 16 milionë euro

Newcastle hero Alan Shearer left the club without winning a trophy

Një histori romantike, por pa një fund të lumtur. Vetëm disa javë para se Ronaldo të kalonte te Barça, Newcastle mposhti konkurrencës e klubeve më të mirë të Premier League dhe bleu Alan Shearer. Por ai nuk arriti kurrë të fitonte një kampionat me ekipin e fëmijërisë.

 

1997 — Ronaldo: Barcelona-Inter, 21.4 milionë euro

Ronaldo became most expensive player in world for second time in 1997

Një vit më vonë, Ronaldo ka thyer përsëri rekordin e lojtarit më të shtrenjtë dhe përsëri nuk ka arritur të fitojë titullin. Fituesi i “Topit të Artë” është shpallur lojtari më i mirë i Serie A atë vit, pasi realizoi 25 gola në një kampionat që njihej për mbrojtjet më të mira në planet. Por edhe falë vendimeve të arbitrave, Inter u mposht në garën për titull nga Juventus.

 

1998 — Denilson: Sao Paulo-Real Betis, 23.6 milionë euro

Denilson flopped after making the massive move to Real Betis in 1998

Gjëra të mëdha priteshin nga lojtari që mori pjesë në Kupën CONMEBOL në moshën 17-vjecare. Real Betis e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, por ai arriti të shënonte vetëm 2 gola në sezonin e tij të parë dhe një vit më pas, skuadra ra nga kategoria. Në sezonin e tij të fundit, ata fituar Kupën e Mbretit dhe u kualifikuar në Champions League, por ai ishte thjesht një lojtar si gjithë të tjerët.

 

1999 — Christian Vieri: Lazio-Inter, 35 milionë euro

Inter Milan were only club Christian Vieri stayed at for more than one season

Një sulmues i jashtëzakonshëm që nuk vlerësohet aq sa duhet, sepse ka qëndruar më shumë se një vit te një klub vetëm një herë në karrierën e tij. Marcello Lippi bindi Inter-in që të thyente rekordin për ta blerë atë, pasi kishte punuar me Vieri-n tek Juventus. Zikaltrit e mbyllën kampionatin në vend të katërt.

 

2000 — Hernan Crespo: Parma-Lazio, 39 milionë euro

Lazio spent the Christian Vieri money on signing Hernan Crespo from Parma

Në këtë periudhë, kampionati italian ishte ai që shpenzonte më shumë në merkato dhe Lazio, kampione në fuqi, mendoi se do të fitonte titullin e dytë radhazi në Serie A kur shpenzoi paratë e fituara nga shitja e Vieri-t për të siguruar shërbimet e Hernan Crespo. Argjentinasi e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë me 26 realizime, por bardhekaltrit dolën të tretët në kampionat. ai u larguar një vit më vonë.

 

2000 — Luis Figo: Barcelona-Real Madrid, 40 milionë euro

Luis Figo completed the most controversial transfer of all-time, to Real Madrid

Mund të thuhet pa problem se ky ka qenë transferimi më i diskutuar në historinë e futbollit. Florentino Perez premtoi se do ta blinte yllin portugez nëse ai do të zgjidhej president dhe e mbajti fjalën. Transferimi Luis Figo nga Barcelona te Real Madrid është pasuar nga disa skena që nuk ishin parë kurrë në historinë e futbollit. Ai u shoqëruar me policë në stadium dhe vërshëllimat e “Camp Nou” kanë prodhuar një zhurmë më të madhe se në çdo lokal nate të qytetit atë mbrëmje. Megjithatë, numri 10 i “Los Blancos” arrit ta fitonte titullin në sezonin e tij të parë.

 

2001 — Zinedine Zidane: Juventus-Real Madrid, 50 milionë euro

Zinedine Zidane won the Champions League in first season with Real Madrid

Është e vështirë të thuhet nëse kjo lëvizje ka qenë e suksesshme ose jo. Zidane fitoi Champions League, duke realizuar golin e fitores, në sezonin e tij të parë, kampionatin në të dytin. Por këto kanë qenë dy sukseset e vetme të tij në gjashtë vite me madrilenët.

 

2009 — Kaka: AC Milan-Real Madrid, 61 milionë euro

Kaka failed to show his class after making move to Real Madrid in 2009

Pasi refuzoi të transferohej te Manchester City për 117 milionë euro në janarin e atij viti, Kaka iu bashkuar Real Madrid në verë dhe spanjollë ishin të bindur se kishin marrë një nga më të mirët në planet. Megjithatë, dëmtimet kanë kushtëzuar aventurën e tij në “Bernabeu” dhe braziliani ka arritur të tregojë vlerat e tij rrallë herë.

 

2009 — Cristiano Ronaldo: Man United-Real Madrid, 88 milionë euro

Cristiano Ronaldo is presented to Real Madrid fans after £80m move

Një sukses i jashtëzakonshëm, por trofetë kanë ardhur në sezonet e fundit. Dy vitet e para të Ronaldo-s me Real Madrid kanë sjellë vetëm Kupën e Mbretit, me CR7 që ka realizuar golin e fitores në finale. Por që nga ajo kohë, ai ka fituar “Topin e Artë” dhe Champions League nga tri herë.

 

2013 — Gareth Bale: Tottenham-Real Madrid, 94 milionë euro

Gareth Bale's entire trophy haul at Real Madrid is simply astounding

Blerja e pestë rekord e Real Madrid, Gareth Bale, mund të thuhet se ka qenë më i suksesshmi në historinë e klubit. Triumfet në Champions League dhe Kupën e Mbretit e kanë kthyer atë në një idhull. Megjithatë, vitet e fundit të uellsianit në Madrid janë karakterizuar nga dëmtimet.

 

2016 — Paul Pogba: Juventus-Man Utd, 105 milionë euro

Paul Pogba will be hoping to improve after poor first season at Old Trafford

Mesfushori u kthyer në “Old Trafford” katër vite pasi u larguar me kosto zero. Në sezonin e tij të parë ka pasur shumë vështirësi dhe akoma nuk e ka justifikuar shumë e madhe të shpenzuar nga United për të. Pogba ka fituar Kupën e Ligës dhe Europa League, por skuadra e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë.

Më shumë nga La Liga