Connect with us

Kampionatet në Europë

Nga Gjermania: Douglas Costa, një hap larg Juventusit

Goditja e parë e merkatos së Juventusit është duke afruar. Siç është raportuar nga gazeta gjermane “Kicker”, transaksioni ndërmjet klubit të presidentit Agnelli dhe Bayern Munich është në një pikë kthese. Klubi gjerman do të pranojë ofertën prej 40 milionë eurosh. Kjo është shifra e kompromisit, pas një jave lëkundje midis 35 dhe 50 milionë eurove. Konfirmimet nga Gjermania bëjnë të ditur se Douglas Costa dhe Juventus janë tashmë një hap larg. Çelësi i akordit duket se është sulmuesi kilien, Sanchez. Sipas “Kicker”, Bayern Munich është duke pritur për të mbyllur marrëveshjen me Alexis Sanchez, për të lënë pastaj të lirë brazilianin. Rroga e kërkuar nga Douglas Costa është 7 milionë euro, por Juventusi mund të gjejë marrëveshje me një bazë fikse, plus shpërblime të ndryshme.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë