Futboll

Nga Henry te Maradona, histori divorcesh të yjeve të futbollit 

Divorci i yllit të Barcelonës asokohe, Tieri Henry, nga modelja Meri Kler pushtoi titujt e agjencive më të mëdha të botës, jo vetëm për famën e të dyve, por edhe për pasojat e larta financiare.

Divorci i yllit të Barcelonës asokohe, Tieri Henry, nga modelja Meri Kler pushtoi titujt e agjencive më të mëdha të botës, jo vetëm për famën e të dyve, por edhe për pasojat e larta financiare. Tieri Henry, pas katër vitesh martese, u nda nga modelja angleze, Kler Meri. Ish‑ylli i Arsenalit dhe Kler u martuan në qershor të vitit 2003 me një dasmë përrallore dhe tepër të kushtueshme në kështjellën Hajkler, në Berkshajr. Gazetat angleze pohuan se Kler Meri mori një pjesë të majme nga pasuria e lojtarit, që përllogaritet në 25 milionë sterlina (35 milionë euro).

Pagesa më e lartë e bërë nga një futbollist në rastin e divorcit i përket ish‑futbollistit të Arsenalit, Rej Parlur, i cili u nda në vitin 2004 nga ish‑gruaja e tij, Karen, për të cilën Parlur paguan 406.500 stërlina në vit (560 mijë euro), si dhe i dha dy prona të tij.

Ish‑trajneri i kombëtares së futbollit të Ukrainës, Oleg Bllokhin, fitues i çmimit “Topi i artë” (1975), është një nga të divorcuarit. Ish‑sulmuesi i Dinamos së Kievit dhe përfaqësueses së Bashkimit Sovjetik, u martua me gjimnasten e famshme, kampionen e botës në ushtrime të lira, Irina Deriugina, por çifti u nda në fillimin e viteve 1990, edhe pse kishin një vajzë.

Futbollisti i famshëm anglez, Bobi Mur, kapiteni i Uest Henit për më shumë se dhjetë vjet dhe kapiteni i skuadrës kombëtare të Anglisë, që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966, bën pjesë te lista e të divorcuarve. Mur, i cili vdiq në vitin 1993, u martua me Kristina Dean në vitin 1962 dhe u divorcua prej saj në vitin 1986. Bobi u martua më pas në vitin 1991 me Stefani Parlan. Mur pati një djalë dhe një vajzë prej martesës së tij të parë. Bobi Mur vlerësohej si një nga xhentëlmenët e fushës, por dhe në jetë.

Legjenda argjentinase, 47‑vjeçari Diego Maradona, një nga më të famshmit e planetit, i cili ka marrë pjesë në katër kupa bote dhe është votuar nga njerëzit si lojtari i shekullit të kaluar, nuk ka shpëtuar nga divorci. Maradona, i cili pas futbollit u bë një përdorues droge, u martua me Klauida Vilafane në nëntor të vitit 1989 dhe u nda prej saj në vitin 2004, pasi nuk ishte shumë i bindur për besnikërinë dhe dashurinë e saj. Çifti pati dy vajza. Gjatë procedurave të divorcit, Diego pranoi se kishte jashtë martese një djalë, Diago Sinagra, të lindur në Napoli, gjatë kohës që futbollisti i famshëm luante në Itali.

Geri Lineker, një nga shënuesit më të mirë të kombëtares angleze, u divorcua pas 20 vitesh martesë me Mishelën, edhe pse kishin katër fëmijë.

Erik Kantona, i martuar me Izabelën, me të cilën pati dy fëmijë, gjithashtu është divorcuar.

 

Më shumë nga Futboll