Futboll

Nga Holanda: “Ja arsyeja e dështimeve të De Boer te Inter dhe Crystal Palace”

Vetëm 7 javë ka zgjatur aventura e Frank de Boer në pankinën e Crystal Palace. Humbja kundër Burnley, e katërta radhazi, i ka kushtuar vendin e punës trajnerit holandez, që pas eksperiencës së tij të shkurtër te Inter, vetëm 85 ditë, është përballur me një tjetër shkarkim. Në Holandë janë munduar të kuptojnë motivet e dy sezoneve të fundit falimentuese të trajnerit, fillimisht te Inter, ndërsa tani te Crystal Palace: “Dy herë De Boer ka drejtuar në një klub të një tjetër bote krejtësisht të ndryshme nga ajo e Ajax. Hera e parë te Internazionale, një “varrezë” e famshme për trajnerët, e udhëhequr nga një aziatik, në një kampionat me kulturën e katenaços. Në Milano, gabimi i De Boer ishte marrja e dy ndihmësve holandezë, Michel Kreek dhe Orlando Trustfull, pa një trajner italian përkrah tij.

 

“Te Crystal Palace, në një klub ku është e vështirë për një trajnerë që të zgjasë një sezon të plotë, ku praktikohet futbolli plot muskuj dhe topa të gjatë. De Boer u angazhua për të zbavitur tifozët me futbollin e tij, të paktën kështu pat thënë presidenti Steve Parish, por shtatë javë më pas dhe vetëm pas katër ndeshjesh, holandezi u shkarkua. Shqetësuese është që për De Boer me sa duket, nuk reflekton besim, nëse rezultatet nuk mbërrijnë menjëherë. Mund të ketë qënë i pafat, por më e çuditshmja është që për një trajner statik dhe aspak fleksibël, si Frank de Boer, është e vështirë të adaptohet”, citojnë mediat holandeze në analizën mbi shkarkimet e trajnerit De Boer.

Më shumë nga Futboll