La Liga

Nga krizat epileptike te “fake news”, fanella e re e Barçës trondit tifozët

Një sondazh i “Mundo Deportivo” po transformohet në një pyetje që po çmend internetin dhe veçanërisht tifozët e Barcelona-s. Sondazhi në fjalë ka patur lidhje me fanellën e katalanasve për sezonin 2019/20.

A ju pëlqen fanella e re e Barcelona-s? Një pyetje e thjeshtë, por që ka shkaktuar panik në tëitter. E përditshmja spanjolle, gjithmonë afër Barcelona-s, ka bërë një provë me “camiseta”-n e re të Barçës për sezonin e ardhshëm.

Rrjetet sociale janë ndarë në dy pjesë: ka nga ata që e adhurojnë dhe ata që e konsiderojnë një gjë të tmerrshme. Ngjashmëria e dukshme me atë të Kroacisë nuk i ka shpëtuar askujt.

Ka nga ata që e kanë përkufizuar si “mbulesë tavoline”. Të tjerë kanë zgjedhur “gif” të famshëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Disa kanë përdorur edhe familjen Simpson të kapur nga një krizë epileptike.

Në fund, ka pasur edhe nga ata që janë tronditur deri në atë pikë sa kanë pyetur të përditshmen spanjolle nëse bëhej fjalë për një lajm të vërtetë apo një “fake news”.

DnZMkoFX4AA7O8T

Schermata 2018-09-18 alle 20.16.16

Schermata 2018-09-18 alle 20.15.42

Schermata 2018-09-18 alle 20.16.05

Më shumë nga La Liga