Bundesliga

Nga murator në yll futbolli; Ribery tregon fëmijërinë e vështirë dhe shenjën në fytyrë

Franck Ribery, lojtari i Bayern Munich, flet për fëmijërinë e tij të ashpër dhe aksidentin me makinë, që shënoji fytyrën e tij me një mbresë, e cila ka përcaktuar edhe karakterin e tij. Futbollisti, i cili ishte vetëm 2 vjeç kur pësoi gërvishtjen e thellë në fytyrë, foli për pasojat që ajo i kishte lënë: “Shenja…? Kjo më dha këtë karakter dhe forcë. Sepse, kur je një fëmijë dhe ke një mbresë si kjo, nuk është e lehtë. Mënyra se si njerëzit të shohin, kritikat… Familja ime vuajti nga kjo”, – shpjegoi ai.

Anësori francez foli për mizori të njerëzve: “Njerëzit thonë: Shikoni se çfarë ka në fytyrë, shikoni çikatriçen në kokën e tij, ajo qe një mbresë e shëmtuar… Kudo që shkova, njerëzit gjithmonë më shihnin me habi mua.  Kjo, jo sepse isha një njeri i mirë, jo sepse emri im është Franck, jo sepse isha i mirë në futboll, por për shkak të kësaj mbrese”. Megjithatë, ai nuk derdh asnjë lot për ato tallje: “Edhe pse isha i ri, kurrë nuk shkoi në qoshe dhe të qaja. Kurrë, kurrë, kurrë…, por vetëm kam vuajtur”.

Ribery është protagonist i një prej festave më të vështira në botën e futbollit. I braktisur nga prindërit e vet biologjikë në një konvikt, sapo lindi, ai diti si t’i transformonte problemet e tij në një histori suksesi. Ai e nisi me punën e një muratori, por triumfoi pasioni që kishte për futbollin. Hapat e parë i hodhi në “US Boulogne Côte d’Opal”, me ekipin e lagjes së tij, ku ka luajtur dy vjet. Më pas kaloi tek Ales, Brest dhe Metz, arriti te Galatasary në vitin 2004, një vit më vonë ishte në Marsejë dhe dy vite më pas u bashkua me Bayern Munich, ekip tek i cili dëshiron ta përfundojë karrierën e tij.

Më shumë nga Bundesliga