• Nga operacioni në fushë, Kvitova rikthehet në Roland Garros

    Publikuar: 19 Apr 4:36

    Në dhjetor të vitit të kaluar, tenistja çeke Petra Kvitova u operua në dorën e majtë pasi u sulmua me thikë në apartamentin e saj nga një hajdut , por kjo kohë duket se i përket të kaluarës. Çekja, fituese e grand slemit të Wimbledonit në vitet 2011 dhe 2014, ka deklaruar sot në faqen e saj zyrtare “Instagram” se është regjistruar për të marrë pjesë në grand slemin e Roland Garros (28 maj-11 qershor). “Dora ime duket në gjendje më të mirë, ndaj dhe vendosa të regjistrohem në grand slemin parizien. Dua t’i jap vetes një mundësi për të marrë pjesë në një nga turnetë e mi të preferuar”, tha Kvitova.

    Tenistja çeke Petra Kvitova u operua në dorën e majtë pas nje sulmi me thike

    Tenistja 27-vjeçare, më tej, ka shtuar: “Faza e rehabilitimit ka shkuar mirë, ndaj vendosa të regjistrohem edhe pse nuk është e sigurt 100% që do të marr pjesë. Po bëj maksimumin për t’i dhënë vetes shansin për të qenë në fushë nëse do ta ndiej të arsyeshme. Megjithatë, jam e bindur se rruga drejt rikuperimit final është ende e gjatë”, u shpreh më tej tenistja çeke. Në grand slemin e Roland Garros do të rikthehet edhe tenistja amerikane Serena Williams, që nuk luan që nga Australian Open, ndërkohë që kampione në fuqi është spanjollja Garbine Muguruza.


    Lexo postimet e tjera