Seria A

Nga Quaresma te Kondgobia, vetëm njëri i ka shpëtuar mallkimit të numrit 7

Geoffrey Kondogbia është vetëm i fundit i një liste të gjatë lojtarësh që, pas largimit të Luis Figo, kanë mbajtur fanellën me numrin 7 të Inter duke mos dhënë atë që pritej. Në fakt, që nga lamtumira e ish-madrilenit, numri 7 ka qenë një mallkim i vërtetë. Këta janë të gjithë ata që e kanë mbajtur, nga Quaresma te Kondogbia.

 

“El Trivela”

Ricardo Quaresma ka qenë trashëgimtari i parë i fanellës me numrin 7 pas katër viteve të kaluara mbi shpatullat e Luis Figo. I mbërritur në Milano me shumë pritshmëri, ai ka realizuar vetëm 1 gol në 32 ndeshje me zikaltrit. I kërkuar me ngulm nga Jose Mourinho, i ka kushtuar klubit milanez pothuajse 25 milionë euro. Do të mbahet mend vetëm për goditjen e tij me të jashtmen “trivela”.

 

 “Pazzo”

Pas viti zhgënjyes të Quaresma, numri 7 ka përfunduar mbi shpatullat e Pazzini-t. I transferuar në Milano në janarin e 2011-ës ka zbritur në fushë për herë të parë në ndeshjen Inter-Palermo, në të cilën ka qenë protagonist i përmbysjes zikaltër me dy gola dhe një penallti të fituar, që çoi e goli i fitores 3-2 të realizuar nga Eto’o. Sigurisht ka qenë njëri nga më të mirët e kësaj liste, me 16 gola në 50 ndeshje.

 

Pengu

Padyshim një nga pengjet më të mëdhenj të historisë së viteve të fundit të Inter-it: braziliani Coutinho, aktualisht te Liverpool, për të cilin Barcelona është gati të paguajë 100 milionë euro, ka qëndruar tek Inter për tre vite. Ai e ka mbajtur numrin 7 vetëm për një sezon, atë të fundit. Në Milano tregoi vetëm një pjesë të vogël të talentit të tij, por shpërthimi i vërtetë ka ardhur disa vite më pas, në Angli.

 

“El Galgo”

Pas largimit të braziliani, numri 7 i kaloi Ezequiel Schelotto, i marrë nga Atalanta në ditën e fundit të merkatos së dimrit të 2013-të. Pas vetëm tri javësh nga ndeshja e debutimi, argjentinasi realizoi golin e barazimit 1-1 në derbin kundër Milan. Një kujtim i paharrueshëm (i shoqëruar me një tatuazh), për të dhe për tifozët.

 

Benzema i ri

Ka qenë akoma më anonime eksperienca e Ishak Belfodil me zikaltrit, i cili ka qëndruar në Milano vetëm një vit, duke realizuar vetëm një go, në tetë ndeshje, në Kupën e Italisë kundër Trapani-t. Algjeriani, i cili ka shkuar tek Inter bashkë me Icardi-n dhe me etiketën “Benzema i ri”. Nuk ka dhënë atë që pritej, ndryshe nga kapieni aktual i klubit milanez.

 

“Këngëtari”

I parafundit që ka veshur këtë fanellë ka qenë Pablo Daniel Osvaldo, që e mbajti për një vit të vetëm. Me zikaltrit koleksionoj në total 19 ndeshje dhe 7 gola, por arsyeja kryesore e lamtumirës së tij ka qenë sherri që pati me Mauro Icardi në “Juventus Stadium”, me rastin e ndeshjes kundër Juventus. Nga ajo ditë ndodhen disa gjëra që çuan në prishjen e marrëdhënieve me klubin dhe në prishjen e kontratës. Tani ka braktisur futbollin dhe këndon në një grup rrok.

 

Kondogbia

Kemi mbërritur te Kondogbia, mbajtësi aktual i numrit 7, por duket se do të jetë kështu vetmë për pak kohë: edhe mesfushori francez po bëhet protagonist i episodeve të pakënaqshëm, siç ka qenë mungesa e pajustifikuar në stërvitjen e skuadrës, me trajnerin Luciano Spalletti që nuk e ka grumbulluar për miqësoren me Betis. Nga 2015-a, viti kur shkoi tek Inter, ka luajtur 50 ndeshje, duke dhuruar paraqitje zhgënjyese. Pas fërkimeve me De Boer dhe braktisjes së stërvitjeve, numri 7 është gati të ndërrojë pronar.

Më shumë nga Seria A