Merkato

Nga Rafinha te Sturridge, Sabatini dhe Ausilio të papërmbajtshëm

Mes blerjeve të mundshme dhe largimeve, Spalletti pret të ketë një ekip të përforcuar nga merkaton e janarit.

Rafinha është emri më i nxehtë: Barçës i është bërë një ofertë për një huazim me të drejtën e blerjes të fiksuar në 35 milionë euro. Pritet një përgjigje brenda ditëve të ardhshme.

Sturridge është alternativa e brazilianit. I është ofruar Inter-it nga një ndërmjetës. Liverpool do ta shesë, por vetëm përfundimisht.

Ramires: negociatat me Jiangsu vazhdojnë. Klubi kinez, në pronësi të Suning, kërkon të gjejë në fillim zëvendësuesin, që mund të jetë M’Bia.

Jankto, Cristante, Baselli: janë bërë disa sondazhe me Giuseppe Tiso, menaxheri i tre lojtarëve. Gjithçka është shtyrë për në qershor.

Correa: pëlqehet nga Spalletti. Është folur për një këmbim me Joao Mario-n, por portugezi nuk i intereson Montella-s.

Brozovic: ky është lojtari që do Montella. Mund të përfshihet në një shkëmbim ose mund të shitet për 30 milionë euro, edhe pse ka një klauzolë prej 50 mln eurosh. Për Brozo-n duket se interesohet edhe Valencia.

N’Zonzi: ish-objektivi i Juventus pëlqehet edhe nga Spalletti, por Montella nuk do të heqë dorë nga ai.

Joao Mario: portugezi i ka thënë jo West Ham-it.

Gabigol: çështje ditësh, ndoshta orësh dhe braziliani do të kthehet te Santos, që do të paguajë një pjesë të rrogës (3 milionë euro).

Më shumë nga Merkato