• Nga Ronaldo te Ibra, yjet që nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve

    Publikuar: 12 May 12:47

    Sytë dhe veshët e sportdashësve janë fokusuar tashmë nga finalja e Ligës së Kampioneve, e cila do të diskutohet më 3 qershor mes Real Madridit dhe Juventusit. Një rast për të përvijuar edhe fituesin e “Topit të Artë”, ku Ronaldo dhe Buffon janë në garë. Portieri bardhezi ka një karrierë mbresëlënëse, shembull unik për brezat e ardhshëm, por ama 39-vjeçari nuk e ka fituar dot Champions-in. Në Cardiff ndoshta ka mundësinë e fundit për të dalë nga lista e mëposhtme, ku janë të përfshirë yjet e futbollit ndër vite, por që s’e kanë shijuar dot triumfin në këtë komepticion madhor për klubet në Europë.

    Gianluigi Buffon
    Kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe disa herë kampion me Juventusin. Megjithatë, portierit 39-vjeçar i mungon Champions-i. Dy herë ka arritur në finalen e kompeticionit në fjalë, por ka dështuar përballë Milanit (2003) dhe Barcelonës (2015).

     

    Fabio Cannavaro
    Ish-mbrojtësi historik italian. Ai ka luajtur në dy Kupa Bote, e fitoi një të tillë (2006) dhe shkëlqeu në skuadra të mëdha europiane, si Parma, Inter, Juventus dhe Real Madrid. Pavarësisht nga kjo, ai kurrë nuk e fitoi dot Ligën e Kampionëve. Po ashtu, nuk ka arritur edhe në gjysmëfinale.

    Lilian Thuram
    Kampion bote me Francën në vitin 1998 dhe Kampionat Europe në vitin 2000. Lilian Thuram është ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e fubollit francez. Futbolli i ka borxh vetëm Ligën e Kampionëve. Ai ishte afër këtij trofeu të shumëlakmuar me Juventusit, kundër Milanit, por dështoi në finale, në vitin 2003.

    Lothar Matthäus
    E humbi trofeun e Ligës së Kampioneve, kur Manchester United ia mori nga duart për vetëm dy minuta, me përmbysjen historike. Ndoshta ky është titulli i vetëm që i mungon, sepse ka fituar dy herë Kupën UEFA dhe Kupën e Botës, me Gjermaninë.

    Patrick Vieira
    Disa herë kampion me Arsenalin dhe kombëtaren e Francës, Patrick Vieira-së i mungon Liga e Kampionëve, që do t’i shenjonte edhe më tej sukseset e tij të mëdha.

    Michael Ballack
    Ish-ndërkombëtari gjerman dështoi dy herë në synimet e tij për të fituar Ligën e Kampionëve. Së pari ndodhi në finale e vitit 2002, kur “breshëria” e Zidane në Glasgow i privoi “aspirinat” nga ky trofe, pastaj me Chelsea.

    Ronaldo
    Dy herë kampioni i botës me Brazilin, një herë golashënuesi më i mirë në Botëror dhe disa herë kampion me Barcelonën e Real Madridin. Borxhli në karrierë, vetëm se nuk fitoi dot Ligën e Kampionëve me ndonjë prej klubeve, me të cilët shkëlqeu.

    Zlatan Ibrahimovic
    PSG-ja duket se ishte hera e fundit, që Zlatan Ibrahimovic të mund të luftonte për trofeun e Ligës së Kampionëve. Fitues titujsh të shumtë me skuadrat ku ka luajtur, i mungon vetëm “qershia mbi tortë” në një karrierë të shquar.

    Pavel Nedved
    Një nga besnikët e Juventusit prej vitit 2006, por ai nuk mundi të fitojë Ligën e Kampionëve. Nedved ishte pjesë e Juventusit finalist të Champions-it 2003, kur dështoi kundër Milanit, në “Old Trafford”.

    Ruud Van Nistelrooy
    Ish-sulmuesi holandez, kulmi i të cilit ka qenë te Manchester United i Sir Alex Ferguson, pavarësisht 56 golave që shënoi në Ligën e Kampionëve, kurrë nuk e ngriti dot “Kupën Veshëgjatë”.

    Francesco Totti
    Historia dhe emblema e Romës për 23 vjet. Francesco Totti nuk mundi ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e kryeqytetit. Ai iu afrua Champions-it në vitin 2008, por Manchester United shuajti pretendimet e tij me fitoren dërrmuese 7-1 në çerekfinale.

    Dennis Bergkamp
    Dy herë fitues i Kupës UEFA (1991 me Ajax dhe 1994 me Inter). I mungon vetëm Liga e Kampioneve kampionit të madh holandez. Përtej kësaj, ai shndriti me Arsenalin, ku është një idhull i madh.


    Lexo postimet e tjera