Futboll

Nga Seria A firmosi me Monaco, ky është 16-vjeçari më i shtrenjtë në botë

Ish-lojtari i Genoa në Seria A, Pietro Pellegri, i datëlindjes 2001, është futbollisti më i ri i skuadrës së Monaco në Ligue 1 të Francës. Te klubi italian shkojnë jo pak por 25 milionë euro (21 + 4 në bonus). Kontratë 3-vjeçare, me pagë vjetore prej 1 milionë euro me mundësi rritje. Ndërkohë që tani është gjetur marrëveshja për për të nënshkruar rinovimin për dy vite të tjera. Pavarësisht këtij transaksioni, klubi italian Genoa mban akoma pronësinë mbi 10% të kartonit të futbollistit, në rast të rishitjes së tij, por vetëm nëse largimi nga Monaco do të vlerësohet më shumë se 40 milionë euro. Një marrëveshje që e bën Pellegrin 16-vjeçarin më të shtrenjtë në botë.

Rezultate imazhesh për pellegri monaco

Pas nënshkrimit të kontratës me klubin e principatës së Monaco, ishte edhe vetë lojtari ai që ka folur për ‘Sky Sport’. “Kam nënshkruar dhe jam shumë i lumtur që nis këtë aventurë të re. Jardim? Nuk kam patur ende mundësinë që të flas, do ta bëj të martën, përpara stërvitjes. Unë 16-vjeçari më i paguar në historinë e futbollit? Nuk mendoj për paratë, nuk më interesojnë akoma, dua të lua dhe të mendoj që të kënaqem. Nëse do të më kishin thënë një vit më parë se nga të rinjtë e Genoa, do të isha transferuar te Monaco, do të mendoja për një ëndërr, që për fat u realizua. Falenderoj klubin e Genoa për atë që ka bërë, por erdhi momenti që të ndahemi”, ishin fjalët e para të Pellegri, pas firmës me Monaco.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll