Gossip

Nga sfida me Federer në maternitet, Murray bëhet sërish baba

I ka dalë koha vetëm sa për të luajtur 3 sete me Roger Federer dhe më pas ka udhëtuar me urgjencë për në maternitet, sapo ka marrë vesh lajmin se bashkëshortja e tij Kim do të lindte së shpejti. 20 muaj pasi u bë baba për herë të parë (lindi vajza e parë, Sophia), tenisti britanik Andy Murray ka provuar të njëjtën gjë edhe sot, kur bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë edhe vajzën e dytë të familjes.

Federer fiton i veshur edhe me fustan, mund Andy Murray

Në fakt, eventi i bamirësisë mes Federer dhe Murray ishte vënë në rrezik pikërisht për faktin se përkonte me periudhën kur mund të lindte bashkëshortja e britanikut, por fati duket se ka qenë në anën e tenistit. “Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua”, ka thënë Murray, pasi ka konfirmuar lajmin e lindjes së vajzës së vogël. Mediat britanike konfirmojnë se si fëmija ashtu edhe nëna janë në gjendje të mirë.

Më shumë nga Gossip