Futboll

Nga Spanja, €40 mln gati për sulmin e Real mbi Bonucci

Pavarësisht faktit se Milan po rimerr veten duke përjetuar aktualisht një moment shumë pozitiv, falë edhe trajtimit dhe kujdesit të veçantë të trajnerit Gattuso, mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi, Leonardo Bonucci nuk duket se është plotësisht i bindur nga projekti i “Djallit”.

Rezultate imazhesh për bonucci real madrid

Duke marrë shkas pikërisht nga kjo ndjesi, sipas asaj që raporton portali spanjoll “Don Balon”, mbrojtësi 30-vjeçar, i rritur në anën tjetër të qytetit, dëshiron të ndryshojë ambient. Pasi ka identifikuar këtë sinjal, Real Madrid, sipas të njëjtit burim, është mëse i disponueshumë që të plotësojë vullnetin e ish-mbrojtësit të Juventus, duke i ofruar klubit të Milan, plot 40 milion euro, për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit Bonucci.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll