Connect with us

Futboll

Nga Spanja: “Juventus, konkurencë e Liverpool për Andre Gomes”

Coutinho është gjithmonë e më shumë pranë transferimit te Barcelona, por Liverpool është një ‘kockë e fortë’ dhe do të lërë brazilianin të largohet vetëm nëse plotësohen kushtet e anglezëve. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, përtej shumë miliona euro, “Reds-at” duan të përfshijnë në tratatiat që do të bashkojë Coutinhon me klubin blaugrana, edhe Andre Gomes.

Rezultate imazhesh për andre gomes

Portugezi që i pëlqen shumë edhe Juventus, është një prej të preferuarve të trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, kundëroferta e Liverpool në adresë të Barcelonës për Coutinho, është në shumën 70 milionë euro, plus 10 milionë në bonus, si dhe kartonin e Gomes. Një alternativë të cilën Barcelona mund të vendosë ta pranojë, ndonëse si trajneri Valverde, ashtu dhe drejtori sportiv i Barcelonës, e konsiderojnë Gomes një futbollist shumë të dobishëm.

Më shumë nga Futboll