RUSI 2018

Nga Tango te Brazuca, të gjithë topat e 20 botërorëve

Nga “Modeli T” te Brazuca, duke kaluar nga Tango dhe Etrusco: emrat dhe fotografitë e sferave që janë përdorur në Kupën e Botës nga 1930-a deri në 2014-ën, në pritje të atij të 2018-ës që do të zbulohet në javët e ardhshme.

 

“Modeli T” është topi i përdorur në Botërorin e 1930-s, të zhvilluar në Uruguai. Në pjesën e parë të finales së luajtur mes Argjentinës dhe Uruguait është përdorur “Pelota Argentina”, ndërsa në të dytën është zgjedhur “Modeli T”. Ndërrimi i topit ka lejuar vendasit të përmbysin rezultatin 1-2 të pjesës së parë dhe të fitonin 4-2 në fund.

Në edicionin e 1934-ës, ai i zhvilluar në Itali, i fituar nga “axurrët” 2-1 në finale kundër Çekosllovakisë”, është përdorur “Federale 102”.

Në edicionin e 1938-ës, të zhvilluar në Francës dhe të fituar nga Italia 4-2 në finale kundër Hungarisë (në fotografi është një moment i kësaj finale), është përdorur “Allen”.

Në edicionin e 1950-ës, ai i zhvilluar në Brazil, por i fituar nga Uruaguai, është përdorur “Allen Super Duplo T”.

“Swiss World Champion” ka qenë topi i edicionit të 1954-ës, që është zhvilluar nga 16 qershori deri më 4 korrik në Zvicër.

Në 1958-ën, në Botërorin e Suedisë të fituar 5-2 nga Brazili, është përdorur “Top Star”.

Në edicionin e 1962-it, që u zhvillua në Kili dhe u fitua nga Brazili kundër Çekosllokavisë, u përdor “Crack”.

Në 1966-ën, në Botërorin e Anglisë është përdorur “Slazenger Challenge” me 25 copë të qepura me dorë. Ka qenë topi i fundit i një Botërori që nuk është prodhuar nga Adidas. Ka qenë me ngjyrë portokalli. Në fotografi është një moment i marrë nga finalja epike mes Anglisë dhe Gjermanisë, e mbyllur me rezultatin 4-2 për vendasit pas kohës shtesë.

Në edicionin e 1970-ës, në Meksiksë, është përdorur për herë të parë dizajni klasik me pentagonë të zinj mbi një sfond të bardhë. Emri i topit ka qenë “Telstar” dhe është marra nga sateliti i parë artificial për telekomunikimin.

Për Kupën e Botës të zhvilluar në Gjermaninë Perëndimore është zgjedhur një model shumë i ngjashëm me atë të katër viteve më parë. Emri i sferës ka qenë “Telstar Durlast”.

Në Argjentinë është përdorur “Tango”, një nga topat më të famshëm të historisë. Kishte 32 pulla që krijonin 12 rrathë të ngjashëm.

Në edicionin e 1982-it, ai i zhvilluar në Spanjë dhe që është fituar nga Italia, u përdor përsëri “Tango”, por me një version të përmirësuar: “Tango Espana”.

Në 1986-ën, për edicionin e Meksikës, është zgjedhur “Azteca Meksikë”. Ka qenë topi i parë i përdorur në një Kupë të Botës me material sintetik.

“Etrusco Unico”: ky ka qenë emri i topit të përdorur për Itali 1990. Si topi, ashtu edhe dizajni janë bazuar te historia antike italiane dhe tek arti etrusk. Tre koka luani etruskë dekorojnë të gjithë 20 trekëndëshit, të cilët formonin një dizajn të ngjashëm me atë të përdorur për “Tango”.

Në USA ’94 është përdorur “Questra”. Emri vjen nga një fjalë anglosaksone që do të thotë “the quest of star” (kërkimi i yjeve).

Në Francë ’98 është përdorur “Trengjyrëshi”. Ka qenë topi i parë me disa ngjyra i përdorur në një fazë finale të Botërorit. Dizajni nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën, por trekëndëshat kanë patur ngjyrat e flamurit francez.

Për edicionin e 2002-it, të luajtur në Japoni dhe Korenë e Jugut, është përdorur “Fevernova”. Ka patur një dizajn të përbërë nga një trekëndësh gri, flakë të kuq dhe një anë të arta. Ka qenë topi i parë që u shkëput nga dizajni i “Tango”-s.

Në Botërorin e 2006-ës, të fituar nga Italia në Gjermani, është përdorur “Teamgeist”. Emri do të thotë “shpirt skuadre” dhe është përbërë nga 14 pulla të harkuara dhe janë bashkuar duke përdorur ngrohjen termike. Për çdo ndeshje të kompeticionit është përdorur një version i veçantë me datë, emrin e stadiumit dhe të dy skuadrave. për finalen mes Italisë dhe Francës është zgjedhur një model special i quajtur “Teamgeist Berlin” që kishte disa pjesë të arta në sipërfaqe në krahasim me origjinalin.

Në Afrikën e Jugut, për Botërorin 2010, është përdorur “Jabulani” (do të thotë “të festosh”). Ka qenë i përbërë nga tetë pulla të ngjitura me ngrohje termike. Në sipërfaqe është vendosur një vizatim me 11 ngjyra, i përbërë nga 4 trekëndësh. Janë përfshirë edhe logo dhe ngjyrat zyrtare të evenimentit. Ashtu si në 2006-ën, është përdorur një version i veçantë për finalen: “Jo’bulani”.

Në Botërorin e 2014-ës, të luajtur në Brazil dhe të fituar nga Gjermania, është përdorur Brazuca. Është një fjalë që tregon në mënyrë të përgjithshme krenarinë braziliane. Dizajni bazohet te byzylyku fatsjellës që përdoren në Brazil dhe ngjyrat e përdorura janë jeshilja, e kuqja dhe ajo blu. Edhe për këtë edicion është përdorur një model vetëm për finalen, “Brazuca Final Rio”. Ndryshimi ka qenë te ngjyrat e përdorura: e verdha dhe jeshilja.

Related image

Tani pritet me padurim të shihet topi që do të përdoret vitin e ardhshëm në Rusi (14 qershor – 15 korrik) për edicionin e 21-të të Kupës së Botës dhe që do të zbulohet në javët e ardhshme.

 

Më shumë nga RUSI 2018