MMA

Ngannou: Kampioni i ri i botës është duke ardhur…

Francis Ngannou beson se mbretëria e Stipe Miocic si kampion i botës në peshat e rënda në artet marciale mikse do të përfundojnë më 20 janar, kur dy sportistët do të përballen me njëri-tjetrin në evendin e UFC-220.  Përballja do të zhvillohet në Boston dhe kjo do të jetë hera e parë nga Ngannou që do të duelojë për titullin kampion. Duke folur për mediat, para kësaj sfide, sfidanti u shpreh se është gati t’i provojë botës se ai do të jetë kampioni i vërtetë i botës në peshat e rënda.

Stipe Miocic dhe Francis Ngannou

Ju keni thënë se ai është kampion i botës për një arsye. Po, ai është kampion i botës për një arsye dhe ajo është se kampioni i vërtetë është duke ardhur, ndërsa Miocic nuk ka për të qenë edhe për shumë kohë në fron”, tha Francis Ngannou, që pavarësisht kësaj, pranon se përballë do të ketë një rival të fortë. “Sigurisht që ai është një sportist i fortë, një mundës i mirë, por unë jam më teknik dhe më i fuqishëm dhe mund ta mposht në çdo moment. Çfarëdo që ai të provojë, unë do ta mund”, tha Ngannou.

Më shumë nga MMA