Premier League

“Më ngatërrojnë me De Bruyne dhe kur e kuptojnë se kush jam…”

Oleksander Zinchenko ka zbuluar se tifozët e Manchester City e ngatërrojnë atë me shokun e tij të skuadrës Kevin de Bruyne. Talenti ukrainas ka gjetur hapësira në formacion titullar dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenal, që do të luhet pasditen e kësja të diele.

Por, duke parë paraqitjen e tij, është e kuptueshme pse tifozët e ngatërrojnë atë me yllin belg. “Të gjithë më thërrasin ‘Kev’, kur po ngjitem në autobus, ‘Kev, a mund të bëjmë një fotografi?’ Më pas unë kthehem dhe ata thonë ‘Oh, nuk është Kevin’. Nga larg mund të dukemi si binjakë, por nuk besoj se dikush mund ta mendojë këtë nëse na shikon bashkë”, ka thënë Zinchenko. “Unë jam më i bukur se si, përfundimisht”.

Dëmtimi serioz i Benjamin Mendy ka bërë që 21-vjeçari të bëhet pjesë e planeve të Pep Guardiola në këtë sezon, dy vite pasi u transferuar në “Etihad” nga ekipi rus i FC Ufa për 2 milionë sterlina. Zinchenko ka luajtur në nëntë ndeshje me kryesuesit e Premier League në këtë sezon dhe takimi i fundit ka qenë fitorja e thellë 5-1 kundër Leicester dy javë më parë. City, ndërkohë, do të kërkojë të sigurojë trofeun e parë të sezonit kundërArsenal në “Wembley”.

Më shumë nga Premier League